Policia italiane arrestoi mëngjesin e të hënës një prej drejtuesve më të rëndësishëm të organizatës mafioze Ndrageta, Xhuzepe Façineri.
47-vjeçari është një prej protagonistëve kryesorë të një lufte të përgjakshme mes grupeve kriminale mafioze, të nisur në Itali prej viteve ’60.
Grupi që ai drejton akuzohet për dhjetëra vrasje, ndërsa qëndronte i fshehur prej 2016-ës, kur u arratis nga arresti i shtëpisë në Çitanova ku ushtronte aktivitetin kriminal.
Lufta mes tij dhe grupeve rivale nisi për kontrollin e botës kriminale, kryesisht të trafikut të drogës dhe armëve në qytetin kalabrez Çitanova.
Ai sëbashku me familjarë dhe pjesëtarë të grupit të tij mafioz janë përgjegjës për ekzekutime, rrëmbime e masakra ndaj rivalëve të botës së krimit por edhe ndaj autoriteteve.