Një automjet me tre shqiptarë është përplasur me një kamion trailer.
Për pasojë kanë mbetur të vdekura dy motra shqiptare. Sipas mediave italiane, dy motrat, identitetet e të cilave nuk bëhen të ditura ishin duke udhëtuar me babanë e tyre, për të cilin thuhet se është një mjek shqiptar 58-vjeçar rezident në Firence.
Policia po heton ende mbi shkakun e aksidentit tragjik.