Një 27-vjeçar shqiptar është qëlluar me plumb në kokë ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, shkruajnë mediat italiane.
Raportohet se gjendja e të riu shqiptar është e rëndë. Ngjarja ka ndodhur brenda një apartamenti në via Santo Cantone, në lagjen Nesima.
Ende është e paqartë dinamika e ngjarjes, por njëri nga të plagosurit ka tentuar të arratiset nga ballkoni i apartamentit duke lënë gjurmë gjaku në muret e banesës.
I riu shqiptar u transferua me urgjencë në spital, ndërsa i plagosuri tjetër është një 40-vjeçar nga Katania, i cili u dërgua në Poliklinik./Opinion.al