Një 2-vjeçar ka humbur jetën në Itali pasi gëlltiti një pjesë të lodrës me të cilën po luante. Fëmija u dërgua me helikopter në një spital në Romë por nuk mundi të mbijetonte.
Prindërit e kuptuan se diçka nuk shkonte kur e dëgjuan atë duke gulçuar ndërsa flinte. Ata thirrën ambulancën dhe pasi mjeku ekzaminoi fëmijën dhe pa disa pjesë të një lodre në ezofag.
Helikopteri e transferoi menjëherë në poliklinikën Gemelli, por fëmija ndërroi jetë. Prokuroria Publike e Tivolit ka hapur një rast për tragjedinë.