Një 14-vjeçar italian nga një provincë e Udines në Itali, ka ndërruar jetë pasi u pickua nga një mushkonjë. Sipas mediave italiane ngjarja ndodhi gjatë pushimeve të të miturit në Brazil.
I riu, Matteo Chieu ishte nisur për të takuar disa të afërm të nënës së tij, me origjinë nga shteti i Amerikës Latine, por fatkeqësisht humbi jetën.
Ende nuk dihet se çfarë patologjish e shkaktuan vdekjen e djalit, i cili kishte mbaruar vitin e parë të shkollës së mesme.
Il Messaggero shkruan se trajtimet mjekësore ishin të padobishme,pasi pickimi i mushkonjave ishte fatal.
Dinamika e vdekjes së të miturit nuk është ende e qartë.