Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ismail Kadare, shkrimtari që gjente magjiken te realiteti”, DW: Jetoi dhe krijoi nën një nga regjimet më shtypëse në histori 

2024/07/03 at 11:25 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ismail Kadare, shkrimtari që gjente magjiken te realiteti”, DW: Jetoi dhe krijoi nën një nga regjimet më shtypëse në histori 

Ismail Kadare, një nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë, jetoi dhe krijoi nën një nga regjimet më shtypëse në histori. Kritikët gjermanë vlerësojnë veprat e tij dhe analizojnë kompleksitetin e figurës së tij. 

Shtypi gjerman i ka kushtuar vëmendje shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare, që u nda nga jeta më 1 korrik 2024. 

As realist, as socialist 

Martin Ebel në Süddeutsche Zeitung vlerëson Kadarenë si një shkrimtar që, megjithëse jetoi nën një nga regjimet më shtypëse totalitare në botë, arriti të krijonte letërsi botërore. Për Ebel “Kadare nuk është as realist, e as socialist.” Kadareja nuk iu nënshtrua kurrë direktivave të komunizmit, shkruan Ebel, duke argumentuar se në veprat e tij “nuk ka kolektiv të bindur në fitore, por individë që dyshojnë, nuk ka të vërteta, por variante.” 

Tek “Ura me tri harqe” Ebel e gjen më së miri stilin unik të Kadaresë, por nuk harron të falënderojë edhe përkthyesin Joachim Röhm, i cili i bëri veprat e Kadaresë të lexueshme për publikun gjerman. 

Sa i përket pozitës së Kadaresë në periudhën e diktaturës, Ebel tërheq një paralele me Shostakoviçin: “Fati i Kadaresë dhe dënimi që i bëhet atij me lehtësi në Perëndim, na kujtojnë kompozitorin Shostakoviç: i nderuar dhe i përndjekur njëkohësisht nga Stalini. Të dy, si Shostakoviç dhe Kadareja, donin të mbijetonin dhe të punonin. Të dy ia dolën.” 

Ambivalenca nuk e zbeh intensitetin letrar 

Andreas Platthaus në ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ përqendrohet pikërisht në ambivalencën e figurës së Kadaresë si shkrimtar i njohur në Perëndim që gëzonte mbrojtjen e diktatorit. Ai spekulon se ky qëndrim i Kadaresë në periudhën e diktaturës, por edhe “nacionalizmi i tij i pakontestueshëm që shpesh përmbante dhe elemente islamofobe”, do të jetë bërë shkak se përse Kadaresë nuk iu dha kurrë Çmimi Nobel. 

Gjithsesi, as Platthaus nuk e vë në dyshim, se Kadareja ka një vend të padiskutueshëm në letërsinë botërore dhe arrin në përfundimin se personaliteti i tij ambivalent nuk e zbeh aspak as intensitetin letrar të veprave të tij dhe as famën pas vdekjes në Shqipëri dhe në gjithë botën: “Çfarë do të ishte letërsia pa këta njerëz ambivalentë? Në rastin e Ismail Kadaresë tani do ta mësojmë, fatkeqësisht.” 

Magjikja pjesë e realitetit 

Karl Markus Gauß, në një artikull për të përditshmen zvicerane ‘Neue Zürcher Zeitung’, vlerëson romanin “Kronikë në gur” si një nga veprat më të bukura të Kadaresë. “Romani tregon në mënyrë bindëse se si autori nuk i mbulon me magji realitetet si një metodë të veçantë letrare, por e gjen mrekullinë te vetë realiteti, sepse magjikja për të është pjesë e së përditshmes njerëzore”, shkruan Gauß. Edhe ai lëvdon përkthyesin Joachim Röhm, duke e quajtur “një fat për Kadarenë që kishte gjetur një përkthyes besnik e me fuqi gjuhësore dhe njohës të vendit.” 

Kritik është Gauß për përpjekjen e Kadaresë pas rënies së sistemit stalinist për t’u stilizuar si disident, në librin “Pranvera shqiptare”. Por artikullshkruesi distancohet nga një gjykim përgjithësues. “Përfshirja e këtij artisti të rëndësishëm në aparatin totalitar të pushtetit mund të dënohet edhe përtej vdekjes nga ata që vetëkënaqen duke drejtuar gishtin ndaj të gjithëve që kanë jetuar në kushte shumë më të vështira dhe më të rrezikshme – dhe donin të shkruanin. Ismail Kadare ishte padyshim një tregimtar epokal, i cili me atdheun e tij të mallkuar dhe të dashur, Shqipërinë, la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë botërore që për ne ishte Terra incognita.”/DW 

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Kush janë kandidatët për të drejtuar Gardën e Republikës, mes tyre edhe një femër

Kush janë kandidatët për të drejtuar Gardën e Republikës, mes tyre edhe një femër

Homazhet për Ismail Kadarenë, Meta: E ngriti Shqipërinë në majën e letërsisë botërore! 

Homazhet për Ismail Kadarenë, Meta: E ngriti Shqipërinë në majën e letërsisë botërore! 

Ali Ahmeti: Proza e Ismail Kadaresë shkëlqeu në skenën vendore dhe atë botërore

Ali Ahmeti: Proza e Ismail Kadaresë shkëlqeu në skenën vendore dhe atë botërore

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com