Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ismail Haniyeh, negociatori i ashpër që shihej si njeriu më i moderuar i Hamasit

2024/07/31 at 4:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ismail Haniyeh, negociatori i ashpër që shihej si njeriu më i moderuar i Hamasit

Ismail Haniyeh, udhëheqësi i Hamasit që u vra në Iran ishte “fytyra” e vendosur e grupit palestinez përballë diplomacisë ndërkombëtare, mes ndezjes së konfliktit në Gazë.


Tre nga djemtë e tij ishin vrarë më parë gjatë sulmeve ajrore izraelite.

Por pavarësisht retorikës, ai konsiderohej nga shumë diplomatë si i moderuar, krahasuar me antëtarët e linjës më të ashpër të grupit të mbëshetur nga Irani.

I emëruar për të mbajtur detyrën kryesore në drejtim të Hamasit në 2017, ai jetonte mes Turqisë dhe kryeqytetit të Katarit, Doha, çka i jepte atij mundësi t’i shpëtonte kufizimeve të udhëtimit në Gazën e bllokuar dhe të vepronte si ndërmjetësues në bisedimet e armëpushimit ose të bisedonte me aleatin e Hamasit, Iranin.

“Të gjitha marrëveshjet e normalizimit që ju (shtetet arabe) nënshkruat me (Izraelin) nuk do t’i japin fund këtij konflikti”, deklaroi Ismail Haniyeh në televizionin Al Jazeera me bazë në Katar, menjëherë pasi luftëtarët e Hamasit nisën sulmin e 7 tetorit.

Fushata ushtarake e Izraelit, në përgjigje të këtij sulmi, deri tani ka vrarë 35 mijë njerëz, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, që kontrollohen nga Hamasi.

Djemtë e tij u vrarë nga sulmet ajore izraelite

Tre nga djemtë e Haniyehit, Hazemi, Armiri dhe Mohammadi u vranë në 10 prill kur sulmet ajrore izraelitë goditën makinën me të cilën ata udhëtonin, tha Hamasi. Në sulm, u vranë edhe tre mbesat dhe nipi i tij, sipas grupit Hamas.

Ai i kishte mohuar pretendinet e Izraelit se djemtë e tij ishin luftëtarë të Hamasit dhe kishte deklaruar se “interesat e popullit palestinez janë më të rëndësishme se asgjë tjetër”, kur u pyet nëse vrasja e tyre do të kishte ndikim në bisedimet për armëpushim.

Me gjithë gjuhën e ashpër në publik, diplomatët dhe zyrtarët arabë e kishin parë atë si relativisht pragmatik në krahasim me zërat më të ashpër brenda Gazës, ku krahu ushtarak i Hamasit planifikoi sulmin e 7 tetorit.

Ndërsa i thonin ushtrisë izraelitë se do dështonin në Gazë ai dhe paraardhësi i tij Khaled Meshaal, kishin udhëtuar vazhdimisht në rajon për bisedime mbi një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, të ndërmjetësuar nga Katari, që do të përfshinte shkëmbimin e pengjeve që mbahen në Gazë, me të burgosurit palestinezë në Izrael, sikurse edhe më shumë ndihmë humanitare për Gazën.

Izraeli e konsideron të gjithë udhëheqjen e Hamasit si terroriste dhe e ka akuzuar Haniyehin, Meshaalin dhe të tjerët se vazhdojnë të “lëvizin fijet e organizatës terroriste Hamas”.

Por është e paqartë se sa shumë dijeni kishte Ismail Haniyeh për sulmin e 7 tetorit. Plani, i hartuar nga këshilli ushtarak i Hamasit në Gazë, ishte mbajtur aq shumë sekret saqë disa zyrtarë të Hamasit dukeshin të tronditur nga koha dhe përmasat e tij.

Megjithatë, Haniyei, një mysliman sunit, pati në rol të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve luftarake të Hamasit, pjesërisht duke ushqyer lidhjet me myslimanët shiitë të Iranit, vend që nuk e mban të fshehtë mbështetjen për grupin Hamas.

Gjatë dekadës në të cilën Haniyeh ishte udhëheqësi kryesor i Hamasit në Gazë, Izraeli e ka akuzuar ekipin e tij udhëheqës se ka ndihmuar në devijimin e ndihmës humanitare në Gazë për ta çuar tek krahu ushtarak i grupit. Hamasi e ka mohuar një pretendim të tillë.

Diplomacia

Kur u largua nga Gaza në 2017, vendin e tij e zuri Yahya Sinwar , një person i linjës së ashpër, i cili për më shumë se 2 dekada kishte qenë në burg në Izrael dhe të cilin Haniyehi e priti në Gazë në 2021 pas një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve.

Përpara vdekjes së Haniyehit, Adeeb Ziadeh, një specialist për çështjet palestineze në Universitetin e Katarit, ishte shprehur se “Haniyehu po udhëheq betejën politike për Hamasin me qeveritë arabe”, duke shtuar se Haniyehu kishte lidhje të ngushta me më shumë figura të vijës së ashpër në grup dhe krahun ushtarak.

“Ai është fronti politik dhe diplomatik i Hamasit”, kishte deklaruar zoti Ziadeh.

Haniyehu dhe Meshaalu kishin takuar zyrtarë në Egjipt, i cili gjithashtu ka pasur një rol ndërmjetësues në bisedimet për armpushim. Zoti Haniyeh udhëtoi në fillim të nëntorit për në Teheran për t’u takuar me udhëheqësin suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei, raportuan mediat shtetërore iraniane.

Tre zyrtarë të lartë i thanë agjencisë Reuters se Khamenei i kishte thënë udhëheqësi të Hamasit në atë takim se Irani nuk do të hynte në luftë pasi nuk ishte njoftuar paraprakisht për të. Hamasi nuk iu përgjigj një kërkesë për komente para se sa agjencia Reuters të publikonte artikullin lidhur me këto deklarata, por pas publikimit shpërndau një njoftim ku e mohonte një gjë të tillë.

Ismail Haniyeh studioi në Universitetin Islamik në Rripin e Gazës. Ai iu bashkua Hamasit kur u krijua organizata gjatë Intifadës (kryengritjes) së Parë Palestinezë në 1987. Ai u arrestua dhe u dëbua për një kohë të shkurtër.

Haniyehu pati mbrojtjen dhe përkrahjen e themeluesit të Hamasit Sheikut Ahmad Yassin, i cili njësoj si familja e Haniyehit, ishte refugjat nga fshati Al Juram pranë Ashkelonit.

Në 1994 ai i tha agjencisë Reuters se Yassini ishte në model për të rinjtë palestinezë duke u shprehur se “kemi mësuar prej tij dashurinë dhe sakrificën për Islamin dhe që të mos u gjunjëzohemi tiranëve”.

Në vitin 2003 ai ishte kthyer në një ndihmës të besuar të Yassinit. Ai u fotografua në shtëpinë e Yassinit në Gazë duke i mbajtur telefonin në vesh themeluesit të Hamasit, që pothuajse ishte paralizuar, në mënyrë që ai të merrte pjesë në bisedë.

Yassini u vra nga Izraeli në vitin 2004.

Haniyeh kishte mbrojtur idenë e hyrjes së Hamasit në politikë. Në vitin 1994, ai tha se formimi i një partie politike “do t’i mundësonte Hamasit të përballej me ngjarjet në zhvillim”.

Fillimisht ideja u kundërshtua nga udhëheqja e Hamasit, por më pas u miratua dhe Haniyehu mori detyrën e kryeministrit palestinez pasi grupi fitoi zgjedhjet parlamentare palestineze në vitin 2006, një vit pasi ushtria izraelite u tërhoq nga Gaza.

Grupi mori përsipër qeverisjen e Gazës në vitin 2007.

Në vitin 2012, kur u pyet nga gazetarët e agjencisë Reuters nëse Hamasi e kishte braktisur luftën e armatosur, Haniyehu u përgjigj “natyrisht që jo” dhe tha se rezistenca do të vazhdojë”në të gjitha format, rezistencë popullore, rezistencë politike, diplomatike dhe ushtarake”.



Ju sugjerojmë

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët
Aktualitet

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

27 Maj, 2025 8:50 pm
Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit
Sport

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

27 Maj, 2025 8:28 pm
Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
Aktualitet

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

27 Maj, 2025 8:05 pm
SHBA pezullon intervistat për viza studentore
Bota

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

27 Maj, 2025 7:45 pm
Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje
Politikë

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje

27 Maj, 2025 7:23 pm
“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit
Bota

“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit

27 Maj, 2025 7:18 pm
Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme
Politikë

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme

27 Maj, 2025 6:47 pm
Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80% të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë
Bota

Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80% të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

27 Maj, 2025 6:26 pm
“Kemi marrë kushtet e Ukrainës”, i dërguari i SHBA: Presim të njëjtën gjë nga Rusia
Bota

“Kemi marrë kushtet e Ukrainës”, i dërguari i SHBA: Presim të njëjtën gjë nga Rusia

27 Maj, 2025 6:19 pm
Broja rikthehet te Chelsea
Sport

Broja rikthehet te Chelsea

27 Maj, 2025 6:06 pm
Para
SHBA-ja kryen sulm “mbrojtës” në Irak

SHBA-ja kryen sulm "mbrojtës" në Irak

SHBA-ja pezullon ndihmën financiare për Gjeorgjinë

SHBA-ja pezullon ndihmën financiare për Gjeorgjinë

Venecia zvogëlon numrin e festave turistike

Venecia zvogëlon numrin e festave turistike
















TE FUNDIT

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët
27 Maj, 2025

Një atraksion i ri turistik hapet në zemër të Durrësit. Hamami i periudhës Osmane, monument kulture i kategorisë së parë,...

Lexo më shumë

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit
27 Maj, 2025

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për...

Lexo më shumë

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
27 Maj, 2025

Një tjetër grup prej 50 emigrantësh është nisur nga Italia drejt Shqipërisë mëngjesin e kësaj të marte. Emigrantët, të cilën...

Lexo më shumë

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

SHBA pezullon intervistat për viza studentore
27 Maj, 2025

Administrata Trump po shqyrton mundësinë që t’u kërkojë të gjithë të huajve që aplikojnë për të studiuar në Shtetet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com