Dy persona janë arrestuar në Belgjikë, të dyshuar për organizim zë sulmeve në Bruksel për natën e Vitit të Ri, kanë thënë prokurorët federalë.
Policia ka gjetur rrova ushtarake dhe material propagandues të Shtetit Islamik, por një edhe armë apo eksploziv, kanë thënë të martën prokurorët, raporton Reuters.
“Hetimi ynë ka zbuluar kërcënime serioze për një sulm në vende simbolike në Bruksel gjatë kremtimit të festës së Vitit të Ri”, kanë thënë prokurorët përmes një deklarate për media, transmeton Koha.net.
Në total, gjashtë persona janë marrë në pyetje gjatë bastisjeve nëpër shtëpi në Bruksel, në një provincë fqinje dhe në Liege, por deri më tani katër nga ta janë liruar.