ISIS po përdor Facebook si një mënyrë për t’i shitur femrat e kapura rob, xhihadistëve që kërkojnë të blejnë skllave seksi.
Sipas raportimeve, postimet shokuese tregojnë se femrat ofrohen me rreth 8 mijë dollarë.
“India Times” raportoi se në një prej postimeve të militantëve islamikë, shfaqej një femër jo më e madhe se 18 – vjeç. Fotografitë e postuara në këtë faqe në rrjetin social tregojnë për vajza të cilat janë kryesisht rreth kësaj moshe.
Grupi i terroristëve ka një sërë rregullash që lidhen me femrat. Sipas ligjeve të Kalifatit, “pasojat e pashmangshme të vendosura nga xhihadi është se femrat dhe fëmijët e të pabesëve do të kthehen skllavë të myslimanëve.”
Sipas Organizatave për të Drejtat e Njeriut, ISIS ka në kontroll 1800 gra dhe vajza dhe pretenton se skllavet e seksit janë në linjë me traditat e lashta të Islamit./tvklan.al