Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur mbrëmjen e së premtes në njërin prej restoranteve më të frekuentuara nga të huajt në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka.
“Komandot e Shtetit Islamik kanë sulmuar një restorant të frekuentuar nga të huajt në qytetin Daka”, ka njoftuar agjencia e lajmeve e lidhur me ISIS-n Aamaq, raporton AFP.
Nga sulmi në restorantin ”Holey Artisan Bakery”, në kryeqytetin e Bangladeshit Dhaka, raportohet se kanë mbetur të vdekur dy policë, si dhe një prej të paktën 20 pengjeve që po mbajnë sulmuesit në restorant./syri.net