Një kompani farmaceutike, e cila quhej ISIS Pharmaceutikals ka vendosur më në fund të ndryshojë emrin pas ngatërrimit të pashmangshëm që i bëhej me shtetin islamik ISIS. Kompania kishte pësuar humbje gjatë muajve të fundit, dhe pas diskutimeve që zgjatën më shumë se një vit, vendosi ta ketë emrin nga ISIS në IONS. Rënia më e madhe u pa pas sulmeve terroriste të Parisit ku xhirot ranë me 4 për qind.