Një llogari në rrjetin social Twitter e që është pro të ashtuquajturit shtet islamik (ISIS) ka kërcënuar me sulme tjera që do të ndodhin në fillim të javës.
Sipas kësaj llogarie, kërcënimet janë drejtuar drejt aeroplaneve që nisen nga Heathrow drejt Amerikës dhe kanë paralajmëruar po ashtu se pajisje shpërthyese do të vendosën ose në aeroportet e Heathrow apo në LAZ, e JFK, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.
Kërcënimi u zbulua nga Grupi Inteligjencës SITE- organizatë udhëheqëse joqeveritare në botë kundër terrorizmit joqeveritare.
Grupi drejtohet nga themeluesi Rita Katz, e cila ka gjurmuar dhe analizuar terrorizmin global dhe rrjetet e xhihadit për gati dy dekada. Sulmi i fundit nga ISIS ishte në aerportin Ataturk në Stamboll ku mbetën të vdekur mbi 40 persona dhe qindra të plagosur.