Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës, avokati Radovan Çela i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për dosjen Zarka.
Për këtë çështje më herët në pranga ka përfunduar ish-kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.
Avokati Radovan Çela, dyshohet nga SPAK se ka konsumuar veprat penale të ndikimit të paligjshëm tek disa funksionarë të drejtësisë, me premtimin se do u jepte atyre përfitime në formën e korrupsionit.
Për këtë dosje vijojnë të jenë në kërkim Alfred Vladi dhe Eriona Dautaj.