Një shtetase italiane ka humbur kontaktet e saj gjatë kohës që ishte me pushime në Tiranë.
Arianna Lombardo Moderini Meriggi, nëna 27-vjeçares Olga deklaron nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ajo po qëndronte në një banesë në zonën e Astirit.
Sipas saj, Olga duhej të ishte kthyer në vendin fqinj të dielën në mbrëmje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për asnjë moment nuk është paraqitur në Rinas për t’u nisur për në Itali.
Rasti i zhdukjes së saj është denoncuar në Policinë e Shtetit, por nëna e Olgës kërkon ndihmën edhe ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.
Të gjithë që dinë një informacion për vendndodhjen e Olgës, me flokë bionde dhe me sy të kaltër mund të kontaktojnë direkt policinë, ose të drejtohen pranë ambasadës italiane në Tiranë.