Tronditet qyteti i Korçës. Një 57-vjeçar ka mbetur i vrarë, pasi disa persona i janë futur në banesë për ta grabitur.
Sipas informacioneve nga policia lokale G. Nako, jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kthyer për pushime.
Ai jetonte me bashkëshorten në një apartament në lagjen numër 7 të Korçës. Dyshohet se ka pasur përleshje mes tij dhe autorëve.
Njoftimi i policisë
Më datë 08.07.2019, në lagjen nr 7, në banesë është gjetur nga bashkëshortja, shtetasi G.N 57 vjeç, i pajetë, i vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al