Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim.
Mësohet se gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në kuadër të një hetimi me metoda proaktive të nisur në vitin 2021, rezulton se shtetasi Amarildo Sallaj shiste doza të lëndëve narkotike, në lokalin e tij dhe në zona të ndryshme në qytetin e Elbasanit.
Gjithashtu, ky shtetas akuzohet për të njëjtën vepër penale, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Rrjeti”, të zhvilluar në qershor 2023.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al