Një 18-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme në qendër të Milanos.
Raportohet se i riu ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi brenda një pallati në rinovim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në Via Senato.
Zjarrfikësja e Milanos ndërhyri në vendngjarje për sigurimin e të riut dhe nxjerrjen e tij në sipërfaqe.
Punëtori më pas u transportua me ambulancë për në spitalin e Niguardës me kod të kuq, ndërsa gjendja e të riut është e rëndë.