Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Isha fryt i një tradhtie”, sekreti tronditës familjar: Nëna u dashurua me kunatin, më braktisi në maternitet

2024/09/29 at 8:04 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Isha fryt i një tradhtie”, sekreti tronditës familjar: Nëna u dashurua me kunatin, më braktisi në maternitet

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles në “Shihemi në Gjyq”, që i kërkon të  dalë nga shtëpia. Por detaji që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ishte fraza e Elisës se donte vetëm të njihte nënën e saj.

Ajo nis të rrëfejë më tej historinë tronditëse ku tregon se vetëm 3 vite më parë ka takuar nënën biologjike. Elisa thotë se ajo e kishte lënë në Shtëpinë e Fëmijës kur ishte vetëm një ditëshe dhe më pas ishte birësuar.

Elisa: Unë sot jam 38 vjeç. Në moshën 35-vjeçare, përpara 3 vjetësh, unë kam njohur nënën time biologjike. Mua më kanë rritur dy prindër të mrekullueshëm, më kanë marrë nga Shtëpia e Fëmijës…më kanë marrë dy muajshe.

Xhemile: Çfarë prindërish të mrekullueshëm moj?

Eni Çobani: Po flet për prindërit birësues moj zonjë, jo për biologjikët, për birësuesit, të lutem, dëgjo  tani.

Elisa: Ata sot nuk jetojnë më.

Eni Çobani: Edhe njëherë Elisa, ti je një vajzë e birësuar, që në një moshë shumë të vogël apo jo?

Elisa: Shumë të vogël.

Eni Çobani: E sapolindur.

Elisa: E sapolindur, njëditëshe në maternitetin e Bradasheshit, Elbasan. Nëna ime biologjike e ka emrin Luljeta Lukani, babai e ka Ramazan. Mua më kanë rritur dy prindër fantastikë…

Xhemile: Ku të rritën moj,  të të rrisnin të mbanin në shtëpi, jo të të jepnin për birësim….

Përmes një mikeshe, Elisa arriti të kontaktonte dhe të takohej me nënën e saj. Ajo thotë se atë moment nëna e mohoi sërish. 38-vjeçarja është fryt i një lidhjeje jashtëmartesore i nënës së saj biologjike, Luljetës me kunatin.

Elisa: Pasi takova nënën time, i takova, i përqafova, kujtova se do të më donin përsëri por që në momentin që më lanë dhe kjo ishte hera e dytë që mua ajo më mohoi prapë zonja Eni.

Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur pra? Nëna juaj është kush? Kush është nëna?

Elisa: Nëna ime, Luljeta Lukani është dashuruar me burrin e motrës së vet dhe mua më ka lindur nga një  martesë që tezja ime jetonte.

Xhemile: I thosha mos shko, ia shkatërroi jetën vëllait tim! Ka dy kalamajtë duke i rritur!

Eni Çobani: Edhe njëherë që ta kuptojmë: nëna juaj ka qenë beqare.

Elisa: Nëna ime ka marrë burrin e motrës së vet, tezja ishte gjallë dhe nëna ime ka arritur për të shkuar me burrin e motrës së vet. Ka arritur dhe më ka braktisur njëditëshe në Shtëpinë e Fëmijës ku më morën prindërit birësues që edhe sot që ata nuk jetojnë, unë nuk gjej fjalë se më kanë rritur me një edukatë të madhe, më kanë rritur me shkollë, më kanë rritur fëmijët.

Elisa shton se gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që tezja e saj vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Ajo ndërroi jetë një vit pas lindjes së Elisës, e cila ishte lënë në Shtëpinë e Fëmijës. Shtatzënia e nënës  biologjike të Elisës u mbajt e fshehtë dhe kur vajza lindi, u quajt fillimisht Silvana. Në maternitet u deklarua amësia dhe prejardhja nga një lidhje jashtëmartesore, por gjyshi i saj e regjistroi fshehurazi në trungun familjar, fakt që u mësua vetëm pas vdekjes së tij./Tv Klan

Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Deklarimi i dashurisë së ndaluar: Nëna u martua me kunatin, lindën 4 fëmijë pasi më braktisën mua

Deklarimi i dashurisë së ndaluar: Nëna u martua me kunatin, lindën 4 fëmijë pasi më braktisën mua

“Nëna biologjike më mohoi për herë të dytë”, Elisa e lënduar: Më shau e më tha mos t’i telefonoja më

“Nëna biologjike më mohoi për herë të dytë”, Elisa e lënduar: Më shau e më tha mos t’i telefonoja më

“Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori”

"Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori"

TE FUNDIT

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
29 Qershor, 2025

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së...

Lexo më shumë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com