Ish-zyrtarja Alda Klosi është transferuar nga spitali në paraburgim. Sipas News 24, sot rreth orës 15:00 Klosi është dërguar në burgun e grave 325 te “Ali Demi”.
Sipas informacioneve, 42-vjeçarja është vendosur në dhomën e observimit të paraburgimit, ku do të qëndrojë 5-10 ditë dhe më pas kalon në dhomë paraburgimi.
Në burgun e grave ndodhet edhe pastruesja Rozeta Dobi.
Kujtojmë se Alda Klosi u arrestua pas dëshimisë së pastrueses Rozeta Dobi, e cila tha se Klosi ia kishte dhënë vetë paratë që kishte në banesë për t’ia ruajtur dhe se skena e grabitjes ishte e inskenuar.