Për 5 vite punë në funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane kishte përfituar 1.5 milionë euro pasuri.
Policia e Tiranës njofton se kjo shumë marramendëse e ish zyrtarit është sekuestruar me vendim Gjykate.
Sipas policisë ish zyrtari akuzohet për pastrim parash, ndërsa ka punuar tek ALUIZNI nga viti 2006 deri në 2011
“Kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmendur ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat”, njofton policia. Për arsye se hetimet janë në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera./ Opinion.al