Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është gjetur i vrarë në mbrëmjen e së enjtes në një mal, afër Korreticës së Epërme të Drenasit.
Ish-ushtari i UÇK-së, me inicialet B.C., i moshës rreth 40-vjeçare, jetonte jashtë Kosovës, ndërsa në Drenas kishte ardhur për pushime, bën të ditur koha.net.
Gazeta Express ka provokuar të marrë më shumë informata rreth rastit nga Policia e Kosovës, por e ka pasur të pamundur të kontaktojë me zëdhënësit e saj.