Hakan Sukur, ish-sulmuesi i njohur turk, e ka përsëritur për të disatën herë faktin e origjinës së tij, se nuk është një turk, por një shqiptar.
“Jam shqiptar. Kam ngrënë bukë në Turqi, por unë jam një shqiptar”, tha Sukur në Universitetin “Mehmet Akif Ersoy”.
I njohur me nofkën “Demi i Bosforit”, ai u bë një legjendë te Gallatasaraji ku fitoi 14 tituj.