Gripi vdekjeprurës i derrit ka shkaktuar me dhjetra vdekje në Rusi dhe në ish-republikat tjera sovjetike.
Zyrtarët e shëndetësisë në qytetin e dytë më të madh në Rusi, Shën Petërsburg, thanë sot se pesë banorë lokalë kanë vdekur nga virusi H1N1, derisa 310 të tjerë janë të shtrirë në spital me simptoma të sëmundjes.
Anna Popova, kryetare e agjencisë ruse për mbrojtjen e konsumatorëve, tha sot se në 17 rajone të Rusisë ka të shtrirë pacientë me virusin H1N1.
Ministria ukrainase e Shëndetësisë, ka konfirmuar sot se gripi i derrave u ka marrë jetën 51 personave.
Zyrtarët armenë kanë njoftuar një ditë më parë se 16 persona kanë vdekur si rezultat i virusit H1N1, vetëm gjatë javëve të fundit.
Zyrtarët në Kazakistan sot e kanë konfirmuar rastin e parë të vdekjes nga i njëjti virus.