Ish-prokurori i Krujës Haxhi Giu përfitoi gjykim të shkurtuar.
Kështu ka vendosur Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai akuzohet për korrupsion, ndërkohë me gjykim të shkurtuar do të gjykohet edhe Aleks Shpori, i akuzuar për korrupsion pasiv.
Ish-prokurori i Krujës u arrestua pak muaj më parë.
Në këmbim të 29 mijë eurove ai do të ndryshonte akuzën ndaj një personi të arrestuar për trafik droge.
Giu njihet gjithashtu edhe si hetuesi i vrasjes së Azem Hajdarit në vitin 1998. Aktualisht ai ndodhet në “arrest me burg”.