Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-presidenti brazilian dërgohet në arrest shtëpie

2025/08/05 at 9:56 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-presidenti brazilian dërgohet në arrest shtëpie

Një gjykatës në Brazil ka vendosur masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-presidentit të shtetit, Jair Bolsonaro, pasi gjeti se ai ka shkelur një ndalesë për përdorimin e rrjeteve sociale.


Ky vendim ka thelluar edhe më shumë përplasjet mes gjykatës dhe politikanit, i cili akuzohet për komplot për grusht shteti.

Bolsonaro po përballet me gjykim në Gjykatën Supreme lidhur me dyshimet se ka planifikuar që të qëndrojë në pushtet edhe pasi humbi zgjedhjet e vitit 2022 ndaj presidentit, Luiz Inacio Lula da Silva.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka synuar të ndëshkojë Brazilin, pasi e ka vlerësuar gjyqin ndaj Bolsonaros si proces të motivuar politikisht, dhe ka vendosur tarifa të larta ndëshkuese ndaj ekonomisë më të madhe në Amerikën Latine.

Bolsonaros, 70 vjeç, i është ndaluar përdorimi i rrjeteve sociale gjatë kohëzgjatjes së procesit gjyqësor dhe palëve të treta po ashtu u është ndaluar që të shpërndajnë deklaratat e tij publike.

Por, të dielën aleatët e tij sfiduan urdhrin duke shpërndarë në internet pamje të një bisede midis Bolsonaros dhe djalit të tij të madh, Flavio, gjatë një tubimi.

Gjykatësi i Gjykatës Supreme, Alexandre de Moraes, reagoi ashpër, duke deklaruar se drejtësia nuk do të lejojë që një i akuzuar “ta trajtojë si budalla”, për shkak të “fuqisë së tij politike dhe ekonomike.”

Duke kritikuar Bolsonaron se “vazhdimisht” nuk respekton kufizimet që gjykata ka vendosur ndaj tij gjatë gjykimit, gjykatësi urdhëroi që ai të dërgohet në arrest shtëpiak dhe këtë dënim ta vuajë në shtëpinë e tij në kryeqytet, Brazilia.

Ai po ashtu ia ndaloi ish-presidentit – që ka shërbyer në këtë post nga viti 2019-2022 – që të pranojë vizitorë, përveç avokatëve, të përdorë telefon mobil. Gjykatësi po ashtu paralajmëroi se çdo shkelje e këtyre kufizimeve do të çojë në arrestimin e tij.

Uashingtoni dënoi kufizimet e reja dhe të hënën në mbrëmje Byroja për Çështje të Hemisferës Perëndimore në Departamentin amerikan të Shtetit lëshoi një deklaratë për këtë çështje.

“Ministri Alexandre de Moraes, tashmë i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut, vazhdon të përdorë institucionet braziliane për të heshtur opozitën dhe për të kërcënuar demokracinë”, u tha në deklaratën e byrosë, që u publikua në X. “Lëreni Bolsonaron të flasë!”.

Zyrtarët amerikanë shtuan se do të “mbajnë përgjegjës të gjithë ata që bashkëpunojnë me apo lehtësojnë veprimet e sanksionuara”.

Muajin e kaluar, gjykatësi Moraes kishte urdhëruar që Bolsonaro të mbante një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës dhe vendosi ndalesën për përdorimin e rrjeteve sociale.

Trump reagoi ndaj këtij vendimi, duke ia ndaluar gjykatësit Moraes hyrjen në SHBA dhe duke ia ngrirë asetet në bankat amerikane.

Prokurorët e akuzojnë Bolsonaron dhe shtatë të akuzuar të tjerë se kanë tentuar që të përmbysin rezultatin zgjedhor të vitit 2022, në mënyrë që Bolsonaro të qëndronte në pushtet, por ky plan dështoi pasi, sipas prokurorëve, ushtria nuk pranoi të bëhej pjesë e tij. Gjykimi pritet të përfundojë në javët në vijim dhe nëse gjendet fajtor, Bolsonaro mund të dënohet deri me 40 vjet burgim.

Në janar të vitit 2023, mbështetësit e Bolsonaros kishin hyrë në Kongresin brazilian, pasi Lula u inaugurua si president. Pavarësisht se i është ndaluar pjesëmarrja në jetën politike, Bolsonaro shpreson që do të mund të rikthehet në pushtet gjatë zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 2026 në Brazil. REL



Ju sugjerojmë

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë
Bota

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

5 Gusht, 2025 7:55 pm
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë

5 Gusht, 2025 7:47 pm
Auto-Skicë
Bota

Mediat izraelite: Netanyahu do të propozojë ripushtimin e plotë të Gazës

5 Gusht, 2025 7:31 pm
”Metro”: Tirana, qyteti me histori interesante dhe ushqim të shijshëm
Aktualitet

”Metro”: Tirana, qyteti me histori interesante dhe ushqim të shijshëm

5 Gusht, 2025 7:05 pm
Prattipati: Ngërçi politik po shkakton humbje të mundësive për Kosovën
Rajoni

Prattipati: Ngërçi politik po shkakton humbje të mundësive për Kosovën

5 Gusht, 2025 6:40 pm
Përplasen disa automjete në aksin Fier-Lushnje, dy të plagosur
Aktualitet

Përplasen disa automjete në aksin Fier-Lushnje, dy të plagosur

5 Gusht, 2025 6:29 pm
Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë,shtyhet gjyqi për 10 të akuzuarit e “Bankers”
Aktualitet

Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë,shtyhet gjyqi për 10 të akuzuarit e “Bankers”

5 Gusht, 2025 6:14 pm
Auto-Skicë
Bota

Orbani takohet me Dodikun: Hungaria s’e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij

5 Gusht, 2025 6:00 pm
Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv
Aktualitet

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv

5 Gusht, 2025 5:27 pm
Presidentja Osmani i kërkon Qeverisë ta pezullojë tarifën për importet nga SHBA-ja
Rajoni

Vjosa Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese: Gjyqtari i caktuar paraqet rrezik

5 Gusht, 2025 5:10 pm
Para
Gjenden 32 trupa të pajetë në Meksikë, dyshohet se janë vrarë nga grupet kriminale

Gjenden 32 trupa të pajetë në Meksikë, dyshohet se janë vrarë nga grupet kriminale

Izraeli plumba mbi të uriturit në Gaza, OKB paralajmëron për krizë humanitare

Izraeli do të lejojë hyrjen e kontrolluar të mallrave në Gaza përmes..

Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Janë konstatuar 16 vatra gjatë orëve të fundit
















TE FUNDIT

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë
5 Gusht, 2025

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat më me ndikim, por gjithashtu më kontroverse të periudhës postkomuniste të...

Lexo më shumë

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë
5 Gusht, 2025

Qyteti i Vlorës është përfshirë ditën e sotme nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë nisur gjatë pasdites dhe...

Lexo më shumë

Mediat izraelite: Netanyahu do të propozojë ripushtimin e plotë të Gazës

Auto-Skicë
5 Gusht, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të propozojë ripushtimin e plotë të Rripit të Gazës kur të takohet me kabinetin e...

Lexo më shumë

”Metro”: Tirana, qyteti me histori interesante dhe ushqim të shijshëm

”Metro”: Tirana, qyteti me histori interesante dhe ushqim të shijshëm
5 Gusht, 2025

Në një artikull për të përditshmen ”Metro”, gazetarja britanike Martina Andretta përshkruan një udhëtim në Tiranë, ku për vetëm 61...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com