Ish-prefekti dhe ish-kryebashkiaku i komanduar i Kukësit, Granit Gjana është paraqitur këtë të hënë në SPAK.
Ai është parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme nën praninë e avokates së tij.
Gjana është në masën e sigurisë “Pezullim nga ushtrimi detyrës”.
Masa ndaj Gjanës u vendos me kërkesë të SPAK pas një hetimi të kryer për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, lidhur me një procedurë në Bashkinë e Kukësit, kur ai ushtronte funksionin e zëvendëskryetarit.