Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-policë dhe doganierë në gjykatë për trafik droge

2019/01/18 at 5:37 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Itali/ 6 të arrestuar për drogë me aromë jasemini, vinte nga Shqipëria

25 persona, që të gjithë ish-policë dhe doganierë, kanë përfunduar të pandehur në Gjykatën e Krimeve të Rënda nën dyshimet se kanë ndihmuar trafikun e të paktën 8 tonëve drogë me destinacion Italinë.


Dy prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara dorëzuan në gjykatë si të pandehur që nga ish-shefi i stacionit policor Durrës, Julian Doraci, 4 agjentë antidrogë në këtë port, Medi Demiri, Fatmir Plaku, Agron Kapllani e Mexhit Xhixha, deri tek kontrollorë e përgjegjës turni.

Droga e zbuluar në Itali në shkurt 2017 në Portin e Ankonës kishte kaluar lehtësisht në Portin e Durrësit pas deklarimit të shoferit maqedonas se po transportonte fletë polesteroli.

Prokuroria shqiptare thotë se kamioni ka hyrë në Shqipëri në 4 shkurt 2017 përmes Qafë-Thanës dhe se autoritetet atje e kishin kontrolluar. Por, ndërsa dalja e automjetit duhet të ishte Hani i Hotit siç ishte deklaruar, në momentin e fundit një agjent doganor ka firmosur ndryshimin e destinacionit duke shënuar Portin e Durrësit.

Kamerat e sigurisë në pikën kufitare tregojnë shkeljet e gjithë punonjësve që ishin në turn ashtu siç kuptohet se të njëjtat shkelje kanë vijuar edhe në Portin e Durrësit pasi asnjëri nga punonjësit e policisë nuk ka ushtruar kontroll në kamion.

Shkeljet kanë vijuar edhe nga një punonjës tjetër policie, i cili duhet të kryente daljen e kamionit në sistemin TIMS, por ai e ka lejuar dhe e ka verifikuar se si ky mjet kishte hyrë në Shqipëri.

Nga hetimet rezulton se drejtuesi i mjetit me drogë, Zoran Stanojoski nuk është regjistruar fare nga Policia Kufitare kur hyri në Shqipëri. Të njëjtat shkelje janë kryer edhe nga punonjësit e doganës, thotë prokuroria, edhe pse në dokumente dallohej qartë devijimi i udhëtimit nga Hani i Hotit përmes Portit të Durrësit.

Episodi i dytë ka sërish lidhje me trafikun e dy tonëve drogë që ka dalë nga Shqipëria në 19 mars 2017 . Ngarkesa ishte fshehur në pllakat e gipsit dhe as efektivët e policisë, as agjentët doganorë nuk kanë kryer kontrollet e domosdoshme./t.ch/

 

Etiketa: akuzat ne gjykateish-police dhe doganiere


Ju sugjerojmë

Baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë
Kronikë

Baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë

20 Janar, 2026 9:23 am
Sherr pas aksidentit me makinë, vritet 57-vjeçari
Kronikë

Sherr pas aksidentit me makinë, vritet 57-vjeçari

20 Janar, 2026 9:19 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 janar 2026

20 Janar, 2026 9:18 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 20 janar 2026

20 Janar, 2026 9:17 am
Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare
-U tha në Opinion

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare

19 Janar, 2026 11:19 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Aktualitet

Çfarë është Bordi i Paqes dhe si do të funksionojë?

19 Janar, 2026 11:16 pm
Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump
-U tha në Opinion

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump

19 Janar, 2026 10:44 pm
Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike
Aktualitet

Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike

19 Janar, 2026 9:43 pm
Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
Kryesore

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

19 Janar, 2026 7:28 pm
Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë
Kronikë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë

19 Janar, 2026 7:14 pm
Para
Venusi ripozicionohet/ Si ndryshon jeta sentimentale për Horoskopin

Venusi ripozicionohet/ Si ndryshon jeta sentimentale për Horoskopin

Bota shkon në dietë?! Vetëm një kafshatë mish në ditë

Bota shkon në dietë?! Vetëm një kafshatë mish në ditë

Kiara Tito si Ariana Grande, falenderon ishin

Feston ditëlindjen, kush e surprizoi Kiara Titon në mes të natës?
















TE FUNDIT

Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave

Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave
20 Janar, 2026

Operacionet e shpëtimit për viktimat e tragjedisë hekurudhore që goditi Spanjën kanë vazhduar pa ndërprerje gjatë gjithë natës. Ndërkohë, autoritetet...

Lexo më shumë

Trump: Europa nuk do t’i rezistojë përpjekjeve të mia për të blerë Groenlandën

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
20 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se do ta zbatojë “100%” kërcënimin e tij për të vendosur tarifa doganore ndaj vendeve evropiane...

Lexo më shumë

Trump poston mesazhin e Macron: Nuk po kuptoj çfarë po bën me Groenlandën

Trump poston mesazhin e Macron: Nuk po kuptoj çfarë po bën me Groenlandën
20 Janar, 2026

Presidenti i SHBA, Donald Trump postoi në rrjetin e tij social, Truth, një foto të asaj që ai tha se...

Lexo më shumë

Baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë

Baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë
20 Janar, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ekzekutoi masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi civil, si pjesë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com