Dy javë pas arrestimit me akuzën vjedhje, duke shpërdoruar detyrën, Spiro Ksera kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.
Avokati i ish-ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë Berisha, ka bërë të ditur se arrestimi i klientit të tij është i paligjshëm, ndaj dhe ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës që dha masën e sigurisë “arrest me burg”.
Tani ai kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit, me seancën që pritet të zhvillohet këtë javë. Ksera akuzohet për vjedhjen e 300 milionë lekëve të vjetra dhe pas urdhër-arrestit të lëshuar nga prokuroria, u arestua në Dervician të Gjirokastrës. Ksera e cilësoi arrestimin e tij si politik.