Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-ministri i Jashtëm: Korrigjimin e kufijve e kanë propozuar serbët prej 15 vitesh. Thaçi në gjendje të rënduar psikologjike

2018/08/05 at 2:49 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
600 mijë refugjatë në Shqipëri/ “Ose Europa vendos pa na pyetur, ose ka negociata të fshehta”

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, deklaron se me qëndrimet që Presidenti i Kosovës po mban për korrigjim të kufijve me Serbinë po mbron interesat e Beogradit.


Në një intervistë për “Panorama”, Mustafaj kujton se pretendimin për të korrigjuar kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë e ka dëgjuar që 15 vite më parë, në kohën kur ishte ministër i Jashtëm. Por, sipas Mustafajt, pretendime të tilla kanë ardhur gjithmonë nga zyrtarë të lartë të Beogradit dhe asnjëherë nga përfaqësues të politikës shqiptare.

Ish-ministri i Jashtëm thekson se Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, pas deklaratave për korrigjim të kufijve me Serbinë, duke përfshirë në territorin e Kosovës Luginën e Preshevës, gjendet përballë një presioni shumë të madh politik dhe publik.

Sipas Mustafajt, ka qenë pikërisht kjo gjendje e rënduar psikike që ka shtyrë Thaçin të artikulojë shumë të pavërteta në drejtim të ishKryeministrit Sali Berisha.

Intervista

Si e vlerësoni propozimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës dhe më konkretisht për Luginën e Preshevës?

Është një propozim që kam të paktën 15 vjet që e dëgjoj. Por më konkretisht gjatë periudhës 2005-2007, kur kam mbajtur detyrën e ministrit të Jashtëm, më është thënë edhe zyrtarisht nga përfaqësues shumë të lartë të shtetit dhe të qeverisë serbe. Në thelbin e tij, ky propozim është përsëritur në mënyrë insistuese gjatë vitit të fundit nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç dhe tani së fundmi edhe nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Pra, nuk është një propozim i ri dhe nuk është një propozim i lindur në mendjen e Presidentit Thaçi dhe kjo e bën edhe më shqetësues propozimin. Sepse nuk ka asnjë mundësi të besohet se mund të vijë nga Serbia një propozim që është në interesin e Kosovës. Nuk mund të vijë nga Beogradi një ide që synon zmadhimin e Kosovës, ndërkohë që e kundërta ka gjasë të ndodhë. Nga ana tjetër, është një propozim që përmban guximin e faktorit sepse ka brenda premisat për të ngjallur ide të tjera edhe te shtete të tjera të Ballkanit që kanë me njëri-tjetrin problematika të ngjashme.

A ka tagër Presidenti i Kosovës të bëjë një propozim për korrigjim kufijsh?

Ky është një propozim që nuk mund të lejohet. Një propozim i tillë nuk mund të vijë nga një njeri i vetëm, qoftë ky edhe Presidenti i Republikës së Kosovës. Nuk mund të vijë nga asnjë njeri sepse nuk ka mandat kushtetues askush në Kosovë të flasë për ndryshim kufijsh, për dhënie apo për marrje territoresh me një shtet tjetër. Kjo e Thaçit është një ide antikushtetuese dhe për më tepër është një sjellje antikushtetuese nga Presidenti i Kosovës. Fakti që ky lloj propozimi ekziston prej kohësh si një zgjidhje përfundimtare nga ana e Serbisë dhe tani vjen si një artikulim nga Presidenti Thaçi, tregon se kreu i shtetit të Kosovës po artikulon diçka që është në interes të Serbisë.

Sipas jush, pas këtyre deklaratave të Thaçit, pritet të ketë një reagim nga ana e Serbisë për të kërkuar territore të banuara nga popullsi serbe, siç është Mitrovica?

Ky është prapamendimi, ndonëse i pathënë në mënyrë të qartë nga ministri i Jashtëm Daçiç apo edhe Presidenti serb Vuçiç. Synimi i tyre është të marrin tri komunat me shumicë të ndjeshme të popullsisë serbe në veri të Kosovës. Sigurisht që kjo do të çojë pastaj në një zvogëlim të Kosovës si territor, në një varfërim të resurseve të saj nëntokësore, përfshirë edhe ujin. Në këtë mënyrë, do të jetë e vështirë, në mos e pamundur mbijetesa funksionale e shtetit të Kosovës. Synimi kryesor i Beogradit në këtë rast është ta bëjë Kosovën jo funksionale dhe të pamundur për të jetuar në sovranitetin e saj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka artikuluar akuza shumë të forta dhe një gjuhë aspak diplomatike ndaj ish-Kryeministrit Berisha, pas qëndrimeve të këtij të fundit kundër ndarjes së Kosovës. Si i komentoni ju deklaratat e Thaçit?

Unë e kam parë reagimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Kam vënë re një gjendje shumë të rënduar psikologjike nga z.Thaçi. Me sa duket, psikologjikisht ai nuk po e përballon dot ngarkesën që i vjen nga reagimet e gjëra të opinionit publik, të klasës politike, të shoqërisë civile, personaliteteve të ndryshme të Kosovës në lidhje me këtë propozim të tijin. Duke qenë se ka reaguar në një gjendje psikike të rënduar, sigurisht artikulon edhe shumë gjëra jo etike. E dyta, në reagimin e Thaçit një pjesë e madhe e deklaratave që lidhen me periudhën ‘92- ‘97 kur Berisha ishte President, janë shpifje tërësisht. Në atë periudhë, Shqipëria është monitoruar në mënyrë shumë strikte nga përfaqësuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sepse lidhej drejtpërdrejt me respektimin e embargos së vendosur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Raportet për atë periudhë ekzistojnë. Në asnjë prej atyre raporteve nuk vënë në dukje thyerje të embargos. Ky është një thashethem dhe një shpifje e përsëritur prej shumë vitesh në mjediset shqiptare dhe që tani përvetësohet për herë të parë nga Presidenti i Kosovës, si një mënyrë për të larguar vëmendjen negative që ka mbi vete brenda dhe jashtë Kosovës.



Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
Kryesore

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë

12 Maj, 2025 8:13 pm
Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!
Kryesore

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!

12 Maj, 2025 8:06 pm
Para
Princ Harry i shqetësuar për deklaratat e vjehrrit, merr vendimin e ashpër për miqtë

Princ Harry i shqetësuar për deklaratat e vjehrrit, merr vendimin e ashpër për miqtë

Mania e shqiptarëve për vila, çmimet dhe tendecat e kohëve të fundit

Mania e shqiptarëve për vila, çmimet dhe tendecat e kohëve të fundit

Për supersticiozët: Pse ne besojmë të pabesueshmen

Për supersticiozët: Pse ne besojmë të pabesueshmen
















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com