TIRANË- Ish-ministri demokrat i Drejtësisë, Ilir Rusmali është rikthyer në skenë. Ai u terhoq nga të gjitha funksionet partiake pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 3013-ës. Sot ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka përzgjedhur atë si një prej ekspertëve të pavarur që do të përfaqësojë ministrinë në tryezat e përbashkëta të ekspertëve teknikë ndërpartiakë për reformën në drejtësi.
Shqiptarja.com shkruan se Ilir Rusmali do të jetë zëri i ministrisë së drejtësisë, gjatë gjithë procesit të reformës në drejtësi në ditën në vijim. Rusmali i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë Komisionin e Ligjeve do të jetë përballë dhe përkrah kryetarit aktual të Ligjeve, Fatmir Xhafaj që drejton dhe reformën në drejtësi.