Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-ministri: Çfarë pashë me sytë e mi në Policinë e Shtetit

2017/09/17 at 9:39 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Demiraj flet bën bilancin/ Ja çfarë thotë për drogën në Shqipëri dhe sa tonë është kapur

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj e vlerëson nismën e ministrit aktual Fatmir Xhafa për Veting në polici. Por ai thekson se rezultate mund të ketë vetëm nëse vetiungu bëhët në mënyrë të ndershme.


“Kjo është një nismë shumë e mirë, e cila bëhet në një moment deçiziv dhe shumë të rëndësishëm në kuadrin e luftës kundër kanabisit, drogave të forta dhe luftës kundër korrupsionit. …por është shumë e rëndësishme që ajo [Policia] të pastrojë nga radhët e saj personat të cilët lejuan kanabizimin e pothuajse të gjithë Shqipërisë,” tha Demiraj për BIRN.

“Nëse kjo nismë do të realizohet në mënyrë të ndershme, jam shumë i sigurt se do të ikin shumë punonjës policie nga të gjitha nivelet e drejtimit të Policisë së Shtetit të përfshirë në këtë aktivitet kriminal,” shtoi ai.

 

Nisma për skanimin e të gjithë punonjësve të policisë ka bërë jehonë edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila heton rastet e korrupsionit në radhët e zyrtarëve. Një prokur, i cili ka mbi tavolinën e punës hetimin e dy punonjësve të policisë që dyshohet se janë implikuar në kultivimin e kanabisit i tha BIRN në kushtet e anonimatit se vetingu i Policisë së Shtetit është i domosdoshëm.

“Sot kemi shefa komisariatesh dhe specialistë sektorësh në polici që janë vënë në shërbim të krimit, duke i dhënë garanci se nuk do preken fizikisht, por dhe s’do i dëmtohen parcelat me drogë. Në disa raste është dokumentuar se këta shefa në Vlorë dhe Tepelenë, janë vetë kultivues të drogës, pasi nëpërmjet detyrës së tyre, investojnë njerëz që të mbjellin sipërfaqe droge, për llogari e qëllimet e veta,” tha prokurori i Krimeve të Rënda.

Prokurori u sugjeron strukturave të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme apo drejtuesve të policisë që të mbajnë në monitorim të vazhdueshëm punonjësit e caktuar me detyra shërbimi në zona me risk të lartë të kultivimit të drogës, pasi sipas tij, “mundësia e implikimit të tyre dhe bërja palë me krimin është shumë e madhe”.

Edhe për ish-ministrin Demiraj, procesi i vetingut do të duhej të vendosë në epiqendër të tij efektivët që u implikuan apo lejuan fenomenin e kanabisit, që dëmtoi imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.

“Gjatë kohës që shërbeva si ministër i Punëve të Brendshme kam parë me sytë e mi dhjetra punonjës të ndershëm policie…, por në këtë korpus ka dhe struktura të cilat kanë qenë në bashkëpunim me kriminelë dhe grupe të fuqishme kriminale, të cilët në bashkëpunim me ta lejuan këtë veprimtari…,” përfundon Demiraj.

*Marrë me shkurtime nga BIRN



Ju sugjerojmë

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
Aktualitet

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

27 Shtator, 2025 10:08 pm
Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
Kronikë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

27 Shtator, 2025 9:44 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
Bota

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

27 Shtator, 2025 8:23 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Debat për çështje familjare, 41-vjeçari plagos në shtëpi kunatin

27 Shtator, 2025 8:14 pm
Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
Bota

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

27 Shtator, 2025 5:42 pm
Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja
Kronikë

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja

27 Shtator, 2025 3:27 pm
Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Para
Eksperti çkodon Ramën: Ja pse u deklarua katolik dhe pagëzoi djalin me Papa Franceskun

Eksperti çkodon Ramën: Ja pse u deklarua katolik dhe pagëzoi djalin me Papa Franceskun

Tragjike/ Sulmohet nga pitbullet, humbet jetën foshnja e një shqiptari në Itali

Tragjike/ Sulmohet nga pitbullet, humbet jetën foshnja e një shqiptari në Itali

Këshilla/ Gjithë rastet kur ju vjen në ndihmë vazelina

Këshilla/ Gjithë rastet kur ju vjen në ndihmë vazelina
















TE FUNDIT

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
27 Shtator, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të shtunë raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025, ku...

Lexo më shumë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
27 Shtator, 2025

Mbeten ende të paqarta shkaqet e vrasjes së 44-vjeçarit Italian Edoardo Sarchi në zonën mes Salarisë dhe Nivicës. Të dhënat...

Lexo më shumë

Pse nuk duhet njohur Palestina

Pse nuk duhet njohur Palestina
27 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve. Pyetja...

Lexo më shumë

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
27 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot NATO-n dhe Bashkimin Evropian se çdo agresion kundër vendit të tij do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com