Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka folur nga protesta e opozitës, që u zhvillua sot para Parlamentit të Shqipërisë.
Në një prononcim për “News24”, Argita Malltezi tha se nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati i deputetit pasi të kalojnë 6 muaj pa u paraqitur në sallën e Kuvendit.
Ajo u shpreh se mandati hiqet kur ligjvënësi mungon pa arsye, por shtoi se ish-kryeministri nuk është lejuar të marrë pjesë në seancat gjyqësore me vendim gjykate.
“Nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës që të hiqet mandati. Kushtetuta përcakton se cilat janë rastet e heqjes së mandatit ose mbarimit të mandatit të deputetit, kur mundon 6 muaj pa arsye dhe kur ka një vendim gjykate të formës së prerë që vendos mbi themelin e çështjes.
Kemi një vendim për moslejimin e vajtjes në Parlament kur Sali Berisha nuk është nënë akuzë dhe as në fazë gjykimi, por është thjesht në fazë hetimi. Ai nuk është lejuar që të shkojë në Parlament”, tha Argita Malltezi.