Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK.
Më 28 mars, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i kërkoi SPAK që të hetonte ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshin, pas kallëzimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Kujtojmë se Gjykata e Durrësit pushoi çështjen ndaj tij, pasi akuzohej për “Shpërdorim detyre”.
GJKKO i kërkon Prokurorisë së Posaçme që të merrte dosjen që ndodhej pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.