Deputeti i PDK, Artan Berhami thotë se dokumentet kundër ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë janë marrë nga Serbia.
Në emisionin “Opinion” Berhami tha se dosja për ish-krerët e UÇK është 3-4 më e madhe se ajo e Sllobodan Millosheviç që kreu masakra në Kosovë.
Deputeti i PDK, theksoi se në dokumentet e marra nga Prokuroria Speciale ka informacione të pasakta dhe të dhëna qëllimisht për të dënuar ish-krerët e UÇK.
Po ashtu, ai theksoi se gjatë procesit të gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK janë përdorur edhe dëshmitarë të rremë.
“Paradoski tjetër është se dosja e krerëve të UÇK është tre-katër herë më e madhe se ajo e Millosheviçit. Shumica e këtyre dosjeve kanë ardhur si fabrikime nga Serbia dhe aty nuk janë fabrikuar vetëm dokumente, aty janë fabrikuar edhe dëshmitarët. Krerët e UÇK në momentin që ata kanë shkuar në Hagë, fillimisht janë dënuar nga një gjyq publik dhe i gjithë procesi gjyqësor i është përshtatur dëshirës së tyre për t’i dënuar përfundimisht”,-tha Berhami