Michelle Thorne, ish konkurrentja e ‘X Factor’ britanik e po ashtu një pornostare e njohur, ka përfunduar prapa hekurave për disa orë pasi është kapur e dehur në timon. Kjo ka ndodhur natën e Krishtlindjes kur 41vjeçarja po kthehej nga një festë dhe u pikas nga policia teksa po ecte me shpejtësi. Pas testit të alkoolit ajo rezultoi se kishte pirë një sasi të lartë alkooli.