Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish kongresmeni me origjinë arbëreshe: Trump antishqiptar? Nuk na intereson se kush është President

2016/11/13 at 9:39 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish kongresmeni me origjinë arbëreshe: Trump antishqiptar? Nuk na intereson se kush është President

Joseph DioGuardi, ish­kongresmeni amerikan me origjinë arbëreshe, ose Joe, siç i pëlqen ta thërrasin shkurt, nuk e di me siguri se cili do të jetë qëndrimi i presidentit te ri amerikan, Donald Trump ndaj shqiptarëve.

Ne nje interviste per “Vizion Plus”, ai i përgjigjet shkurtimisht pyetjes se drejtpërdrejte: Çfarë mendoni se do të ndryshojë dhe si mendoni se do të jenë marrëdhëniet mes presidentit të ri amerikan dhe shqiptarëve në rajon?

“Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe Donald Trump? Kjo mbetet për t’u parë”. Por DioGuardi diçka shumë të rëndësishme e di më mirë se kushdo tjetër, se si duhet gjetur mbështetja per Shqipërinë e shqiptaret aty ku është më e rëndësishme dhe ku duhet lobuar me fort: Në Kongres.”

“Ne nuk na intereson se kush është president. Ne duhet të përdorim fuqinë në Kongres. Këtu nuk funksionon si me Parlamentin në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni ku një parti kontrollon gjithçka. Ne kemi miq në Senat, siç është senatori John McCain. Ai është mik yni. Ne e dimë se tashmë ai do të drejtojë Komitetin e Shërbimit Ushtarak në Senat, që është një komitet shumë i rëndësishëm për të pasur miq pjesëtarë të tij. Dhe në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres ne ende kemi Dana Rohrabacher që ka qenë më i miri dhe ka shërbyer si të ishte një armë automatike. Ne kemi njerëz që nxjerrin fjalët siç dalin plumbat nga një armë automatike, në momentin që kemi nevojë për ta, për një çështje të drejtë. Ne kemi marrë fuqi nga Kongresi, pavarësisht se kush ka qenë president.”

DioGuardi, që ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve si republikan, megjithatë është i sigurt për diçka: Presidenti i zgjedhur Trump i njeh shqiptarët, për shkak se mijëra prej tyre punojnë në bizneset e tij në New York, dhe gëzon respekt për ta. Kongresmeni DioGuardi thekson edhe njëherë se nuk ka kurrfarë deklarate të Trump pro serbëve dhe kundër shqiptarëve, duke iu referuar një artikulli të rremë të pak javëve më parë.

“Ai ka shqiptarë që punojnë kudo në ndërtesat e tij në New York. Kështu që unë telefonova ndihmësen e tij personale për ta pyetur se si mund të ketë ndodhur që Donald ta ketë bërë këtë. Por Rona m’u përgjigj: Joe, ne e kemi dëgjuar këtë histori, por nuk ka dalë nga ne. Dikush e ka stisur. Ky është një artikull telefonatash. Kjo nuk ka dalë nga ne. Siç duket, dikush nga komuniteti sllav në Chicago po përpiqet ta bëjë të duket sikur ne po mbështesim sllavët, por kjo nuk është e vërtetë.”

Joseph DioGuardi është njeriu i parë që i hapi rrugën çështjes shqiptare në Kongresin amerikan, në fundin e viteve 80. Falë tij nisi një qasje e re e Washingtonit zyrtar ndaj shqiptarëve. Por DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirley, mbeten edhe sot zëri më i fuqishëm pro­shqiptarëve në kryeqytetin amerikan, aty ku përcaktohen politikat e mëdha botërore. Këtë gjë ai zotohet të vijojë të bëjë edhe gjatë administratës së re nën drejtimin e Trump.

“Unë dhe bashkëshortja ime Shirley do të na duhet të bëjmë punën tonë që të sigurohemi që ai të mësojë se shqiptarët nuk janë vetëm portierë ndërtesash dhe roje sigurimi, por që janë njerëz që ende po vuajnë në Ballkan për shkak të dominimit sllav dhe nga korrupsioni nga vetë shqiptarët dhe nga sllavët, në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri. Kjo është një punë ende e pambaruar. Ne duhet të sigurohemi që t’i shpjegojmë atij që shqiptarët kanë nevojë për vëmendjen e tij. Duhet të kujtojmë se si president ai ka shumë çështje të mëdha: Ai kërkon të ndryshojë planin shëndetësor në SHBA, kërkon të ndryshojë ligjin e taksave, kërkon të punojë për infrastrukturën e Amerikës, kërkon që të ndryshojë rregullat për emigracionin. Tani ne po përpiqemi që të shtojë edhe një plan të tjetër për të, që të ndihmojë edhe shqiptarët. Kjo është ajo çka ne duhet të bëjmë.”

Etiketa: antishqiptarDioGuardiish kongresmenitrump

Ju sugjerojmë

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
Kryesore

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

15 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
Kryesore

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

15 Dhjetor, 2025 12:16 pm
PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
Kryesore

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

15 Dhjetor, 2025 11:23 am
Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain
Kronikë

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain

15 Dhjetor, 2025 11:19 am
Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës
Aktualitet

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

15 Dhjetor, 2025 10:36 am
PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën
Kryesore

PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën

15 Dhjetor, 2025 10:32 am
Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku
Kryesore

Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku

15 Dhjetor, 2025 10:26 am
Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve

15 Dhjetor, 2025 10:03 am
Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist
Bota

Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist

15 Dhjetor, 2025 9:58 am
Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët
Bota

Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët

15 Dhjetor, 2025 9:16 am
Para
Zieni lëkurat e bananeve, ja çfarë përfitime kanë për organizmin tuaj

Zieni lëkurat e bananeve, ja çfarë përfitime kanë për organizmin tuaj

VIDEO/ Misteri i vëllezërve që paralizohen kur perëndon dielli…

VIDEO/ Misteri i vëllezërve që paralizohen kur perëndon dielli…

VIDEO/ Kamerierja e restorantit i merr peng fëmijën klientes

VIDEO/ Kamerierja e restorantit i merr peng fëmijën klientes

TE FUNDIT

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
15 Dhjetor, 2025

Nga deklarata e përditshme për shtyp, Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të Taulant Ballës, i cili më herët sot tha...

Lexo më shumë

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
15 Dhjetor, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zbardhur detaje nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar, duke...

Lexo më shumë

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
15 Dhjetor, 2025

Partia Socialiste do të vijojë punën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, ndonëse Sali Berisha njoftoi se do të tërhiqen...

Lexo më shumë

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain
15 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku vëllai ka goditur me thikë vëllain e tij pas një konflikti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com