Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-koloneli amerikan: Sulmuesit në Banjskë ishin të pajisur si një këmbësori ushtarake

2023/09/30 at 11:35 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-koloneli amerikan: Sulmuesit në Banjskë ishin të pajisur si një këmbësori ushtarake

Ish-koloneli i ushtrisë amerikane, Gian Gentile, thotë se grupi i armatosur në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë ishte pajisur si një këmbësori ushtarake prej 120 apo 130 ushtarësh dhe se kishte potencial për të shkaktuar dëme të mëdha ndaj infrastukturës civile në Banjskë dhe forcave policore.


Pasi analizoi fotografitë dhe listën e armatimit të konfiskuar nga Policia e Kosovës, pas sulmit që la një polic të vrarë në pjesën veriore të vendit, drejtori i asociuar në Divizionin për Kërkime Ushtarake në institutin amerikan RAND Corporation, Gentile, thotë se është befasuar nga prezenca e disa prej llojeve të armëve.

“Kishte fotografi të mortajave 60-milimetërshe. Këto janë armë ushtarake dhe janë efektive ndaj një këmbësorie të armatosur lehtë në anën tjetër. Por, s’do të ishin efektive nëse dëshiron ta ndalësh një tank, për shembull”, thotë Gentile.

Sulmi në Banjskë ndodhi natën mes 23 dhe 24 shtatorit kur grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës në fshatin e komunës së Zveçanit, duke lënë një polic të vrarë.

Në përleshjet që pasuan u vranë edhe tre sulmues.

Gentile beson se armatimi i konfiskuar nuk do të ishte shumë efektiv ndaj objekteve të përforcuara, si bunkerët, por thotë se, në një sulm ndaj një grupi të policëve, armatimi do të ishte shumë efektiv.

“Nëse qëllimi juaj i vetëm do të ishte mbijetesa, do të ishte më mirë të ishit në anën e sulmuesve me këto lloje të armëve. Llojet e armëve në fotografitë që m’i dërguat të ekspozuara nga Policia e Kosovës, do ta shkatërronin një forcë lehtë të armatosur policore me vetëm pistoleta dhe ndoshta pushkë”, thotë Gentile.

Ai shton se forcat e policisë nuk kanë pajisje të nivelit të tillë ushtarak as në SHBA dhe se armatimi i tillë do të mund ta dëmtonte rëndë infrastrukturën civile, si shtëpitë përreth Manastirit të Banjskës, ku u strehuan sulmuesit.

“Kjo më shkoi në mendje… që këto janë llojet e armëve, pajisjeve dhe sistemeve me të cilat do të ishte e pajisur një kompani këmbësorie, e jo një forcë policore”, thotë Gentile, i cili shërbeu disa vite si profesor në akademinë ushtarake të SHBA-së, Westpoint.

Në Manastirin e Banjskës dhe objektet përreth, përfshirë shtëpi banimi, u konfiskua sasi e madhe armatimi, dy automjete të blinduara, më shumë se 20 automjete malore dhe dy motorë, po ashtu, për terrene malore, tha Policia e Kosovës.

Përveç dy motorëve, për të cilët thotë se nuk kanë ndonjë vlerë ushtarake pasi që vozitësi i tyre do të ishte i ekspozuar ndaj sulmeve, Gentile thotë se armatimi i konfiskuar është i llojit që ende përdoret kudo në botë.

“Ushtarët ukrainas dhe rusë patjetër që përdorin mortaja të kalibrit të vogël, mortaja 80-milimetërshe, dhe raketahedhës automatikë. Pastaj, edhe mitralozët përdoren. Kështu që, po, do të thosha që këto sisteme definitivisht përdoren nga forcat ushtarake edhe sot”, thotë Gentile.

Për përdorimin e disa prej pajisjeve të konfiskuara, Gentile thotë se nuk do të duhej as trajnim i gjatë. Njohuritë bazike për përdorim të armëve do të mjaftonin. Por, sipas tij, gjërat do të komplikoheshin nëse ato do të duhej të pastroheshin dhe të ripërdoreshin.

“Pastaj, kur flasim për eksplozivët e llojit C4. Dikush do të duhej të dinte se si të vendoste një tel shpërthyes aty, si ta instalojë pa e eksploduar veten”, thotë Gentile.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës më 27 shtator, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vlera e armatimit të konfiskuar është mbi pesë milionë euro. Por, i gjithë ky armatim i konfiskuar mund të shkatërrohet.

Sipas Kodit të Procedurës Penale në Kosovë, armatimi i konfiskuar mund të shkatërrohet, por mund edhe të shfrytëzohet nga organet e vendit.

Duke iu përgjigjur Radios Evropa e Lirë, Policia e Kosovës tha se vendimi për fatin e këtij armatimi “do të lëshohet nga organet e drejtësisë pas përfundimit të të gjitha procedurave të parapara ligjore”.

“Në raste të mëhershme me armë të konfiskuara, kur kanë përfunduar të gjitha procedurat lidhur me to, janë ndërmarrë veprime të ndryshme. Në shumicën e herëve janë shkatërruar”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Së fundi, armë të konfiskuara ishin shkrirë më 20 shtator – katër ditë para sulmit në Banjskë – dhe ishin përdorur për të prodhuar kapakë pusetash./REL

Etiketa: Banjskëkosoveserbisulm


Ju sugjerojmë

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
-U tha në Opinion

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

25 Shtator, 2025 10:34 pm
Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
-U tha në Opinion

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

25 Shtator, 2025 10:09 pm
Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
-U tha në Opinion

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

25 Shtator, 2025 9:43 pm
Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
Bota

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

25 Shtator, 2025 8:28 pm
Vdekja e Navalnyt, Biden: SHBA po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë
Bota

Donald Trump heq foton e Biden nga Shtëpia e Bardhë

25 Shtator, 2025 7:38 pm
Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit
Politikë

Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit

25 Shtator, 2025 6:51 pm
Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza
Bota

Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza

25 Shtator, 2025 6:42 pm
Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi
Rajoni

Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi

25 Shtator, 2025 6:26 pm
VIDEO/ Ish-presidenti i Francës u dënua me 5 vite burg, bashkëshortja sulmon median
Bota

VIDEO/ Ish-presidenti i Francës u dënua me 5 vite burg, bashkëshortja sulmon median

25 Shtator, 2025 5:26 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste

25 Shtator, 2025 4:47 pm
Para
Artisti franko-shqiptar me famë ndërkombëtare rrëfehet në podcastin e Ramës

Artisti franko-shqiptar me famë ndërkombëtare rrëfehet në podcastin e Ramës

Rrjedhje gazi në një karburant pranë Shkozës, policia evakuon banorët

Rrjedhje gazi në një karburant pranë Shkozës, policia evakuon banorët

Misteri i vrasjes së Tupac, arrestohet një i dyshuar

Pas gati 3 dekadash, identifikohet dhe arrestohet autori i vrasjes së reperit Tupac
















TE FUNDIT

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
25 Shtator, 2025

Ilir Alimehmeti ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me zgjedhjet që priten të zhvillohen për bashkinë e Tiranës. Ai...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
25 Shtator, 2025

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati,  ka kritikuar qëndrimet e Shqipërisë në raport me konfliktet dhe zhvillimet ndërkombëtare, Në emisionin “Opinion”,...

Lexo më shumë

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
25 Shtator, 2025

“Çfarë po ndodh me Palestinën”, është tema që po diskutohet këtë të enjte në emisionin “Opinion”. Për përplasjet mes Izraelit...

Lexo më shumë

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
25 Shtator, 2025

Retorika ndryshuese e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me mundësinë e Ukrainës për të rifituar të gjitha territoret...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com