Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë e cila i dha të drejtë vetëm për një pjesë të kërkesave. Gjykata vendosi shpërblim me pagat mujore të një viti. Por duket se ky vendim i Administratives nuk ka e ka kënaqur Fullanin. Ai e ka apeluar vendimin, duke kërkuar rikthimin në punë.
Në Gjykatën e Apelit Administrativ është regjistruar kërkesa e avokates së tij.
Fullani paditi Kuvendin dhe Bankën e Shqipërisë për shkarkim të padrejtë.