Policia ka reaguar me njoftim zyrtar për vdekjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani.
Sipas uniformave blu, 44-vjeçari Bogdani u gjet pa ndjenja në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Policia thotë se ai është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”,-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.