Një 28-vjeçare nga Fieri është vënë nën hetim pas denoncimit të ish-bashkëshortit të saj.
Ky i fundit e akuzon 28-vjeçaren Xh. M se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.