Ish-ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Me anë të një reagimi, Vlahutin thotë se tashme nuk ka persona te paprekshëm, ndërsa reforma në drejtësi është me fuqi të plotë.
“Reforma në drejtësi me fuqi të plotë! Nuk ka të paprekshëm. Dhe një mësim i madh për të gjithë ata që duan që ligji dhe rendi të mbizotërojë: mos kini frikë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por do të shërbehet përfundimisht”, shkruan ish-ambasadorja.