Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-ambasadori rrëfen incidentin: Ja ç’ndodhi mes Nishanit dhe diplomatëve

2016/07/15 at 12:38 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-ambasadori rrëfen incidentin: Ja ç’ndodhi mes Nishanit dhe diplomatëve

Ish ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha ka treguar incidentin e mbrëmshëm mes diplomatëve dhe kreut të Shtetit

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se, Presidenti kishte ftuar ambasadorët në detyrë, dhe ata të larguar për arsye politike. Por, sipas tij, përveçse erdhën me 15 minuta vonesë, në autobusin e diplomatëve kishte edhe shumë persona të paftuar.

Për këtë arsye Nishani e anuloi takimin. Statusi i Mal Berishës Para disa ditësh Presidenti i Republikës, Sh.T z. Bujar Nishani organizoi një takim me ish – Ambasadorë të RSh të akredituar jashtë shtetit që nga fillimi i viteve ’90. Në atë takim u fol për Brexit dhe opinionin e diplomatëve rreth asaj cështje në një tryeze në formën e një bordi opinion – dhënës.

Në vijim të kësaj, e prita me respekt dhe kënaqësi edhe ftesën që Presidenti më dërgoi për të marrë pjesë në takimin vjetor të Ambasadoreve të RSH, të cilët gjenden momentalisht jashtë shtetit dhe janë kthyer në atdhe për Konferencën e tyre vjetore.

U ndjeva mirë sepse mendova se ka ende një drejtues të shtetit shqiptar i cili beson se përvoja e ish – Ambasadorëve shqiptarë të cilët kanë shërbyer jashtë vendit vlen po aq sa e atyre të cilët sot janë në detyrë dhe që nesër edhe ata do të jenë “isha”. U takova me shumë prej atyre që e kishin përfaqësuar Shqipërinë.

Disa vinin që herët, të shumtët që nga koha kur Shqipërinë Demokratike filluan ta drejtojnë herë të majtët e herë të djathtët. Mendova se më në fund triumfoi arsyeja, dhe se pavarësisht bindjeve politke, të gjithë kishim qenë ose ishim shërbëtorë të devotshëm të Atdheut tonë në botën e jashtme.

Presidenca i kishte hapur dyert bujarisht me përcaktim të saktë në ftesë: “Vetëm për Ambasadorët që janë sot në shërbim dhe për ish – Ambasadorë të cilët sot janë ose të larguar nga detyra për arsye politike, ose janë në shërbime tjera, ose vazhdojnë veprimtarinë e tyre në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në role dhe detyra tjera. Vetëm për Ambasadorët, e theksoj.”

Vonesa prej 15 minutash në ardhjen e Ambasadorëve në funksion ishte një akt i paprecedencë në respektin që duhej të demonstrohej ndaj Kryetarit të Shtetit dhe Institucionit që ai drejton. Por edhe më keq se kaq, autobusi që transportonte diplomatët shqiptarë në takimet me drejtuesit e qeverisë dhe parlamentit solli dhe shkarkoi një turmë njerëzish ndër të cilët një numër i madh ishin të pa ftuar.

Kjo kategori njerëzish në ShBA – vendin më demokratik në botë quhet Party Crashers, dhe ai që shkon pa ftuar në një instancë kaq të lartë të shtetit largohet me dhunë. Presidenti ynë, me urtësinë e tij impresionuese, zgjodhi ta anulonte këtë aktivitet, dhe të nxirrte jashtë pa bujë ata që deshën të marrin nëpër këmbë autoritetin e Tij. Për rrjedhojë ky aktivitet, me të drejtë u anulua. Respekt për zotin President dhe për qartësinë e veprimeve të tija në ruajtje të dinjitetit të Institucionit që përfaqëson!/ Panorama.al

mal berishsaaa

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Ndërhyri për të mbrojtur kamarieren, vritet shqiptari në Athinë

Ndërhyri për të mbrojtur kamarieren, vritet shqiptari në Athinë

Foto/ Albërie Hadërgjonaj ndryshon look për videon e re

Foto/ Albërie Hadërgjonaj ndryshon look për videon e re

Qytetari denoncon: Ja kryqëzimet ku sinjalistika rrugore është e gabuar

Qytetari denoncon: Ja kryqëzimet ku sinjalistika rrugore është e gabuar

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com