Me tone të qeta, por therëse deputeti demokrat Eduard Halimi i është drejtuar në mbledhjen e këshillit, Saimir Tahirit referuar raporteve të tij me familjen Habilaj. Ai ka sjellë një panoramë të rritjes së Habilajve në trafikun e drogës, që sikur ka lënë qartë të kuptohet, ka lulëzuar gjatë kohës që Tahiri ishte ministër.
Halimi:
Deklarohesh fajtor apo i pafajshem që Habilajt e shtrinë rrjetin e krimit në çdo segment?
Kush është llumi këtu? Ata që mbrojtën Zaganin apo ata që mbrojtën Habilajt?
Ka një episod në përgjimet e prokurorisë, që njëri nga familja Habilaj ka ardhur në Tiranë dhe ka takuar shefin e madh për lojërat e fatit?
Në dijeninë tuaj si ish-ministër, a ka patur dorë banda Habilaj lidhur me lojërat e fatit?