Marrëdhënia me futbollistin portugez të Real Madrid, Cristiano Ronaldo, tashmë duket një histori e harruar dhe për bukuroshen ruse Irina Shayk jeta vijon, madje ajo mendon se ka rilindur. Teksa sulmuesi i Real feston fitoren 2-0 arritur dje ndaj Romës në Champions League, modelja ka gjetur ngushëllim prej disa muajsh në krahët e Bradley Cooper, i fejuari i saj i ri. Por vështirë se Shayk do ta harrojë përgjithnjë lidhjen 5-vjeçare me sulmuesin portugez, duke qenë çifti më i bukur dhe më i përfolur në botë.
Por për Irinën jeta me futbollistin nuk ka qenë një “love story” dhe për herë të parë ajo rrëfehet se nuk ka qenë e lumtur me Ronaldon. “Me të ndihesha e shëmtuar dhe e pasigurtë për veten time. Kur ndodhin këto gjëra, një grua kupton se ka zgjedhur mashkullin e gabuar”, ka thënë Irina Shayk, që së fundmi ka postuar nudo për revistën e famshme “Sports Illustrated”. Aktualisht ajo ndodhet në Nju Jork në javën e modës, teksa shoqërohet me partnerin e ri në çdo event ku merr pjesë.