Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Iranianët vijnë si turistë dhe kërkojnë azil në Beograd

2018/04/13 at 8:05 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Iranianët vijnë si turistë dhe kërkojnë azil në Beograd

Iranianët mund të udhëtojnë pa vizë në Beograd. Përmes itinerarit të Ballkanit shumë prej tyre shpresojnë të hyjnë në Europë. Por për mijëra iranianë kjo ëndërr përfundon në një kamp refugjatësh.


Katër netët e fundit ai ka fjetur në një park. Në Beograd, 3700 kilometra larg shtëpisë. Më në fund. Arashi është i gëzuar që do të ketë një strehë mbi kokë në kampin e refugjatëve. “Kam lindur dhe jam rritur në Teheran, si miqtë e mi.” Arashi dhe katër shokët e tij kanë ardhur para disa ditësh në Beograd. “Vendosëm të largohemi nga Irani, fillimisht shkuam në Turqi, nga aty erdhëm në Serbi, sepse është një vend më i mirë për të hyrë në BE.”

Iranianët lejohet të udhëtojnë pa vizë në Turqi. Prandaj Turqia është stacioni i parë për iranianët që duan të largohen nga vendi. Pas kësaj udhëtimi vazhdon në stacionin tjetër. Me avion për në Serbi. Nga nëntori i vitit 2017 qytetarët iranianë lejohen të udhëtojnë pa viza në Serbi. Arsyetimi: Duam të nxisim turizmin dhe të lehtësojmë kushtet për investitorët e huaj.

Mundësi të reja udhëtimi

E nxitja për të ardhur me sa duket pati efekt: gjithnjë e më shumë iranianë janë të entuziazmuar nga mundësitë e reja për udhëtim. Një rol këtu ka luajtur edhe Rozbeh Roozbahani. Fotografi i njohur udhëtoi në vjeshtë nëpër Serbi dhe u tregoi ndjekësve të tij në rrjetet sociale pamje nga “bukuria e paprekur në juglindje të Europës”. “Serbia është momentalisht një destinacion mjaft i preferuar”, thotë Somayeh, që punon në një agjenci udhëtimesh në Teheran. “Klientët tanë udhëtojnë në Tajlandë, Dubai, Indi, Kinë. Tani ata gëzojnë që mund të udhëtojnë në Europën Juglindore pa vizë.” Këta iranianë me dëshirë për udhëtim dhe kurioz janë njerëz të një shtrese të vogël e me të ardhura të mira. Arashi dhe miqtë e tij nuk bëjnë pjesë këtu.

Në kërkim të një jete më të mirë

Hendeku mes të varfërve dhe të pasurve në Iran është shumë i thellë. Papunësia, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, (FMN) arrin 12%, por sipas llogaritjeve të tjera është dyfish më e lartë. Tek të rinjtë pakënaqësia është shumë e madhe. Arashi dhe shokët e tij iranianë, Afshini, Mehrani dhe Saeedi thonë se jeta e tyre në Iran “në një farë mënyre” rrezikohej. Afshin thotë se është dervish gonabadi, pjesë e një pakice fetare. Ata nuk kanë të drejta në Iran dhe nuk lejohet të studiojnë. “Isha në rrezik, më duhej të largohesha nga vendi”, thotë Afshin. Ndërsa Saeedi thotë se “të gjithë e dinë si jetojmë ne në Iran. Nuk ka liri. Mua donin të më prisnin veshin sepse bëra një piercing.” Nuk ka të ardhme për mua”, thotë Saeedi.

Këta të rinj kërkojnë një jetë më të mirë. Jashtë vendit. “Është si një sekret që e dinë të gjithë, që në këtë park në Beograd dhe në këtë rrugë ka shumë kontrabandistë”, thotë Stevan Tataloviç nga organizata Info Park në Beograd. Kjo organizatë këshillon migrantët që duan të vazhdojnë udhëtimin e tyre në Europën veriore. Sipas Info Park nga koha kur u hoq viza për qytetarët iranianë, nga vjeshta e kaluar, më shumë se 6000 “turistë iranianë” kanë hyrë në Serbi. Një numër i madh nuk kërkon të kthehet në vendlindje.

Në qorrsokak

“Ata vijnë si turistë dhe përpiqen të krijojnë lidhje me kontrabandistët që t’i çojnë në destinacionin e dëshiruar”, thotë Tataloviç. Por ky plan nuk funksionon gjithmonë. Numri i iranianëve që kanë kërkuar azil në Serbi është rritur nga nëntori i vitit të kaluar, nga 290 në nëntor 2017 në 431 vetë në mars 2018. Edhe Arashi e miqtë e tij kanë bërë kërkesën për azil, prandaj mund të strehohen në një kamp refugjatësh në Preshevë.

“Iranianët dinë shumë pak gjëra për Serbinë. Ata dinë vetëm, se nuk kanë nevojë për vizë”, thotë Stevan Tataloviç. “Por ata janë shumë mirë të informuar, se duhet të prezantohen që t’u njihet azili. Shumica rrëfejnë për përndjekje politike dhe fetare. Mes udhëtarëve iranianë në Serbi gjen edhe pjesëtarë të LGBTQ-së. Por kur autoritetet pyesin më me hollësi, ata nuk arrijnë të bindin. Prandaj shumica e kërkesave për azil refuzohen”, thekson Tataloviç./OraNews

 

Etiketa: beogradiiranianetkerkojne azilturistet


Ju sugjerojmë

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës
Aktualitet

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

11 Janar, 2026 9:08 am
Horoskopi, 11 janar 2026
Bota

“Jemi mirë”, Maduro i dërgoi mesazh, i biri: Duhet të jemi të bashkuar

11 Janar, 2026 9:02 am
Parashikimi i motit, 11 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 11 janar 2026

11 Janar, 2026 9:00 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 11 janar 2026

11 Janar, 2026 8:58 am
Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
Bota

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

10 Janar, 2026 9:10 pm
Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
PD përcakton datën për protestën e radhës
Aktualitet

PD përcakton datën për protestën e radhës

10 Janar, 2026 2:45 pm
Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Para
Vrasësi serial i taksistëve, ka ekzekutuar të paktën 60 shoferë

Vrasësi serial i taksistëve, ka ekzekutuar të paktën 60 shoferë

Elisabetta II pasardhëse e Profetit Muhamed? Rindizet debati

Elisabetta II pasardhëse e Profetit Muhamed? Rindizet debati

Si u veshën të ftuarit këtë javë në ‘Opinion’; ja kush dalloi

Si u veshën të ftuarit këtë javë në ‘Opinion’; ja kush dalloi
















TE FUNDIT

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës
11 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se forcat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut vazhduan gjatë natës operacionet e tyre...

Lexo më shumë

Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
11 Janar, 2026

Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur të pezullojë 129 milionë dollarë fonde federale për Minnesota-n, duke pretenduar se në...

Lexo më shumë

“Jemi mirë”, Maduro i dërgoi mesazh, i biri: Duhet të jemi të bashkuar

Horoskopi, 11 janar 2026
11 Janar, 2026

Ligjvënësi venezuelian Nicolas Maduro Guerra tha të shtunën se babai i tij, Nicolas Maduro, i dërgoi një mesazh përmes avokatëve të tij...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 11 janar 2026

Parashikimi i motit, 11 janar 2026
11 Janar, 2026

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativit të paqëndrueshm. Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com