Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irani përshkallëzon dhunën ndaj protestuesve në rajonin kurd

2022/10/11 at 9:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Irani përshkallëzon dhunën ndaj protestuesve në rajonin kurd

Irani ka përshkallëzuar shtypjen e protestave në zonat kurde në perëndim të vendit, të cilat filluan për shkak të vdekjes së një vajze 22-vjeçare që ishte arrestuar nga policia e moralit. Aktivistët thanë se edhe naftëtarët po protestojnë në një rafineri kryesore të vendit.


Policia përdori armë zjarri në një lagje në Sanandaj, kryeqytetin e provincës Kurdistan të Iranit, ndërsa organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International dhe këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë kritikuan dhunën ndaj demonstruesve të zemëruar nga vdekja e Mahsa Aminit.

Ndërkohë, disa naftëtarë iu bashkuan të hënën protestave në komplekset e dy rafinerive kryesore, duke lidhur kështu me trazirat për herë të parë një industri kyçe për teokracinë në Iran. Punëtorët filluan një tjetër protestë të martën në qytetin kryesor të naftës Abadan, dhe të tjerë bënë thirrje për protesta edhe të mërkurën.

Qeveria e Iranit këmbëngul se zonja Amini nuk u keqtrajtua, por familja e saj thotë se në trup kishte të nxira dhe shenja të tjera goditjesh pasi u arrestua për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së kësaj republike islamike. Video të tjera tregojnë forcat e sigurisë që rrahin dhe shtyjnë gratë protestuese, ndër to edhe gra që kanë hequr shaminë e detyrueshme të kokës, hixhabin.

Nga kryeqyteti Teheran, pati filmime ku shfaqeshin studentë në dy universitete duke demonstruar dhe duke hedhur parrulla. Disa gra dhe vajza kanë marshuar nëpër rrugë me kokë të zbuluar, ndërsa protestat po hyjnë në javën e katërt. Demonstratat përbëjnë një nga sfidat më të mëdha për teokracinë e Iranit që nga protestat e vitit 2009.

“Ka kaq shumë zemërim dhe zhgënjim në vend sa është e vështirë të imagjinohet që brezi aktual i protestuesve në Iran do të trembet vetëm nga sistemi që përdor grushtin e tij tradicional të hekurt dhe që përpiqet të shuajë protestat”, tha Ali Vaez, analist që mbulon Iranin për Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Videot e publikuara në internet nga një grup kurd i quajtur Organizata Hengaw për të Drejtat e Njeriut tregojnë rrugë të errëta ku dëgjohen të shtëna dhe një zjarr që digjej në Sanandaj, rreth 400 kilometra në perëndim të Teheranit.

Një tjetër video tregon policinë që duke mbajtur armë lëviz në formacion së bashku me një automjet, që me sa duket qëllonte ndaj shtëpive.

Një video e postuar më vonë të martën duket se tregon një vrimë të madhe plumbi brenda shtëpisë së një banori të Sanandajit, që organizata Hengaw pretendoi se u bë nga plumbat e një mitralozi të rëndë të kalibrit .50 – një armë që montohet shpesh në autoblinda. Një video tjetër duket se tregon forcat e sigurisë duke qëlluar në ajër ndërsa arrestonin dikë të hënën.

Videot më vonë të martën treguan protestuesit duke hedhur gurë dhe duke përdorur shkopinj në qytet ndërsa u përballën me forcat e sigurisë, të cilat hodhën gaz lotsjellës në turmë. Organizata Hengaw raportoi një “konflikt të ashpër” atje të martën mbrëma, si dhe në qytetet e afërta Baneh dhe Saqqez, vendlindja e zonjës Amini.

Qendra për të Drejtat e Njeriut në Iran me seli në Nju Jork publikoi një video tjetër që tregon atë që e përshkroi si një falangë të forcave të sigurisë që lëviznin me motorë nëpër Sanandaj.

“Thuhet se kanë thyer xhamat e qindra makinave në lagjen Baharan”, tha kjo qendër.

Zonja Amini ishte kurde dhe vdekja e saj është ndjerë veçanërisht në rajonin kurd të Iranit, ku demonstratat filluan më 17 shtator në funeralin e saj atje, pas vdekjes së saj një ditë më parë.

Organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International kritikoi forcat iraniane të sigurisë për “përdorimin e armëve të zjarrit dhe gazit lotsjellës pa dallim, përfshirë edhe ndaj shtëpive të njerëzve”. Organizata i kërkoi botës që të ushtrojë presion ndaj Iranit për t’i dhënë fund shtypjes së protestave, ndërkohë që Teherani vazhdon të ndërpresë internetin dhe rrjetet e telefonisë celulare “për të fshehur krimet e tyre”.

Irani nuk e pranoi menjëherë rifillimin e masave shtypëse në Sanandaj. Megjithatë, Ministria e Jashtme e Iranit thirri ambasadorin britanik, pasi Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione ndaj anëtarëve të policisë së moralit dhe zyrtarëve të sigurisë për shkak të shtypjes së protestave.

Ministria e Jashtme e Iranit i quajti sanksionet “arbitrare dhe të pabaza”, dhe kërcënoi se do të ndërmerrte kundërmasa të mundshme ndaj Londrës.

Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, vuri në dukje se “bota po vëzhgon atë që po ndodh në Iran”.

“Këta protestues janë qytetarë iranianë, të udhëhequr nga gra dhe vajza, që kërkojnë dinjitet dhe të drejta themelore”, shkruajti zoti Sullivan në Twitter. “Ne qëndrojmë me ta dhe do të mbajmë përgjegjës ata që përdorin dhunën në një përpjekje të kotë për të heshtur zërat e tyre”.

Një grup me seli në Oslo, Irani Human Rights, vlerëson se të paktën 185 persona janë vrarë. Këtu përfshihen rreth 90 persona të vrarë nga forcat e sigurisë në qytetin lindor iranian Zahedan, gjatë demonstratave kundër një oficeri policie të akuzuar për përdhunim në një rast tjetër. Autoritetet iraniane kanë thënë se në dhunën në Zahedan ka patur përfshirje separatistësh të paidentifikuar, pa dhënë detaje apo prova.

Zëdhënësi i drejtësisë iraniane Masoud Setayeshi u njoftua të ketë thënë të martën se Irani ka liruar rreth 1700 persona të arrestuar në demonstratat e fundit, pa dhënë një shifër totale për personat e arrestuar deri më tani.

Ndërkohë të martën, zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Bahadori Jahromi pretendoi pa dhënë prova se sanksionet amerikane ndikuan në mundësinë e zonjës Amini për të marrë ilaçe për sëmundjet kronike me të cilat përballej. Megjithatë, një raport i qeverisë iraniane të premten tha se ajo po merrte hidrokortizon dhe levotiroksinë – dy ilaçe të prodhuara në Iran dhe të disponueshme në farmacitë në vend./ VOA



Ju sugjerojmë

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
Rajoni

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

11 Qershor, 2025 11:22 pm
Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore
Kryesore

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore

11 Qershor, 2025 11:01 pm
Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025

11 Qershor, 2025 10:56 pm
Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit
-U tha në Opinion

Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit

11 Qershor, 2025 10:52 pm
Aksident me vdekje në Berat! Automjeti përplas nënën së bashku me fëmijën e saj, vdes 30-vjeçarja
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Klos, policia dyshime për vrasje

11 Qershor, 2025 10:34 pm
Publikimi i videos së Martinit, nëna e 14-vjeçarit për “Opinion”: Nuk e pashë dot!
-U tha në Opinion

Publikimi i videos së Martinit, nëna e 14-vjeçarit për “Opinion”: Nuk e pashë dot!

11 Qershor, 2025 10:25 pm
Shfaqet lija e majmunit në Shqipëri, prek një 30-vjeçar
Aktualitet

Shfaqet lija e majmunit në Shqipëri, prek një 30-vjeçar

11 Qershor, 2025 10:10 pm
“Si u zbut konflikti”, prapaskenat e përplasjes Musk-Trump
Bota

“Si u zbut konflikti”, prapaskenat e përplasjes Musk-Trump

11 Qershor, 2025 10:04 pm
“Merret gjykata… budallaçkë!” Vëllai nxjerr nga shtëpia vëllanë me Parkinson
Aktualitet

“Merret gjykata… budallaçkë!” Vëllai nxjerr nga shtëpia vëllanë me Parkinson

11 Qershor, 2025 9:24 pm
Publikohet fotoja e autorit që vrau 10 persona në Austri, i dërgoi videomesazh nënës
Bota

Publikohet fotoja e autorit që vrau 10 persona në Austri, i dërgoi videomesazh nënës

11 Qershor, 2025 9:07 pm
Para
11 valixhe me 178 kilogramë flori, çfarë mori mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria

11 valixhe me 178 kilogramë flori, çfarë mori mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria

I mbetur në bankën e Italisë, çfarë ndodhi me 2 tonë ar shqiptar. Si u zbulua në minierë

I mbetur në bankën e Italisë, çfarë ndodhi me 2 tonë ar shqiptar. Si u zbulua në minierë

Dikur i pastrehë, sot miliarder. De Joria rrëfehet në Opinion: Kam nisur të punoj 7 vjeç

Dikur i pastrehë, sot miliarder. De Joria rrëfehet në Opinion: Kam nisur të punoj 7 vjeç
















TE FUNDIT

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
11 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus,...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore
11 Qershor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, duke...

Lexo më shumë

Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025

Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025
11 Qershor, 2025

Nëna e 14 vjeçarit të ndjerë Martin Cani, Florina, foli sonte në “Opinion” për herë të parë pas publikimit të...

Lexo më shumë

Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit

Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit
11 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në TV Klan, ishte e ftuar nëna e Martin Canit, Florina Cani. Pasi u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com