Apple pritet ta lançojë modelin e ri të iPhone – iPhone 7 – në shtator, dhe celulari pritet të ketë një ndryshim rrënjësor.
Përveç modelit standard që do të ketë specifika dhe mundësi më të mëdha se modelet e mëparshme të Apple, kompania pritet të lansojë së bashku me të edhe një model më të madh të quajtur iPhone 7 Plus.
Ajo çfarë do të ndryshojë plotësisht është mënyra se si njerëzit do të dëgjojnë muzikë me këtë opsion. Apple do të largojë portin për kufje dhe përdoruesve do t’u mbetet opsioni për të dëgjuar muzikë vetëm me kufje bluetooth, transmeton Gazeta Express.
Fitorja më e madhe e Apple në këto modele të reja pritet të jetë kamera. LG ka njoftuar se do të furnizojë Apple me kamera dy-lentëshe, që ofrojnë një përparësi më të madhe – si fotografi më të mira në dritë të dobët dhe nivele të ndryshme të zmadhimit fizik të fotografisë.