Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Investimet britanike në Shqipëri, ambasadori: Projekt shumë i madh është hekurudha Durrës-Prishtinë

2024/12/24 at 11:34 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Investimet britanike në Shqipëri, ambasadori: Projekt shumë i madh është hekurudha Durrës-Prishtinë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott ka folur dhe për investimet në vendin tonë në emisionin “Opinion”.


Abbott tha se nëpërmjet investimeve britanike, synohet dhe frenimi i largimit të shqiptarëve ngë vendit. Një nga investimet madhe që përmendi ambasadori ishte dhe hekurudha Durrës-Prishtinë.

Për realizimin e këtij projekti, Abbott tha se është i nevojshëm bashkëpunimi  dhe koordinimi shumë i mirë mes  dy vendeve.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Çfarë jeni duke bërë në veri të Shqipërisë?

Abbott: Jemi duke bërë…

Fevziu: Ka diçka këtu. Shumica e emigrantëve shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar vijnë nga veriu i Shqipërisë. Po ashtu kemi shumë emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar të cilët vijnë nga Greqia dhe nga Gjermania. Kanë qenë emigrantë për dhjetëra vite në këto shtetet dhe tanimë me dokumenta evropian janë duke punuar në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk shkojnë direkt nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar. Mendoj se ka një ngatërrim për sa i përket numrit të emigrantëve.

Abbott: Mendoj se kjo është pjesë e një çështjeje më të madhe ku shikojmë ulje të popullsisë në Shqipëri. Po shikojmë emigrimin e shumë njerëzve. Si Mbretëri e Bashkuar mendojmë se kemi një rol dhe duhet të punojmë me qeverinë shqiptare për ti dhënë njerëzve jo vetëm shpresë për të qëndruar por po ashtu mundësi. E kam parë vetë në Kukës punën që mund të bëhet për ti dhënë të rinjve mundësi. Jemi të përfshirë në këtë punë.

Fevziu: Çfarë pune?

Abbott: Ofrojmë bursa universitare, mundësi punësimi, grante të vogla. Ofrojmë mundësi të cilat njerëzit mund ti ndërmarrin vetë. Nuk është se Mbretëria e Bashkuar po hap ndonjë fabrikë të madhe. Jemi duke parë se çfarë mund të bëjmë nga pikëpamja e investimeve. Çfarë mund të bëjmë për shembull për sa i përket hekurudhës Durrës-Prishtinë e cila konsiderohet si një projekt infrastrukturor, politik shumë i madh i cili mund të zhvillohet.

Fevziu: Mendoj se ky është një prej projekteve më të mëdhaja që ne mund të kemi. Mendoni është mund të kthehet në realitet?

Abbott: Mendoj…

Fevziu: Apo është thjesht një fantazi?

Abbott: Ashtu siç folëm edhe më parë, tanimë ekziston një rrugë që lidh Tiranën dhe Prishtinën që do të thotë se mund të udhëtosh shumë shpejt nga njeri qytet në tjetrin. Kështu që nuk do të them se ky projekti i hekurudhës është një fantazi. Nuk ka për të qenë e lehtë por është diçka e bëshme.

Fevziu: Sepse është shumë e kushtueshme…

Abbott: Është e kushtueshme dhe është një projekt shumë i madh politik. Kërkon dëshirën dhe vullnetin e të dyja shteteve në mënyrë që të realizohet. Në njëjtën kohë ama, ky është një rajon i cili ka nevojë të menduarin në këtë mënyrë, ka nevojë projekte të tilla, ka nevojë që të dyja palët të mblidhen e të thonë: Po, ne duam ta bëjmë këtë gjë sepse ka për të pasur përfitime për të dyja palët. Mendoj se kjo është diçka e cila duhet mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar.

Fevziu: Patjetër. Dhe do të jetë një çështja e madhe sepse shqiptarët e Kosovës duan një rrugë drejt detit ndërkohë që Shqipëria ka nevojë për një rrugë që ta çoj brenda kontinentit.

Abbott: Patjetër.

Fevziu: Patjetër. Është shumë e rëndësishme për. Jo vetëm Kosova por edhe Maqedonia. Lidhja midis vendeve të Ballkanit ka qenë gjithmonë një problem i madh dhe mendoj se…

Abbott: Kërkon një zgjidhje të madhe.

Fevziu: Po, pa diskutim. Do të jetë një zgjidhje e madhe sepse kemi qenë gjithmonë të izoluar. Të izoluar nga politika, të izoluar nga gjeografia dhe malet. Gjithmonë ka qenë e vështirë lidhja midis vendeve të Ballkanit. Cilat janë investimet britanike në Shqipëri? Sa i madh është portofoli i investimeve britanike?

Abbott: Nuk mund t’ju jap një shifër për investimet. E kam një numër për tregtinë. Tani për tani tregtia midis dy vendeve arrin një shifër prej rreth 330 milion paund britanik. Kjo nuk është një shifër e madhe. Në fakt kjo është një shifër e vogël brenda ekonomisë shqiptare në tërësi…

Fevziu: Sidomos kur merret në konsideratë edhe potenciali i industrisë britanike…

Abbott: Po, mendoj se ka mundësi. Kjo është situata e tanishme dhe nga këtu duhet bërë krahasimi. Dua ta shikoj këtë shifër të rritet. Mendoj që është e mundur që të arrihet diçka e tillë. I tërë Ballkani Perëndimor përbën një mundësi për Mbretërinë e Bashkuar për sa i përket tregtisë. Pjesë e kësaj varet nga turizmi. Mendoj se turizmi ndryshon perceptimin duke të bërë të mendosh që ky është një vend me të cilin mund të merresh me biznes, gjërat mund të kenë sukses. Shpresoj që gjatë kohës që do të qëndroj këtu do të kemi mundësinë që ta përmirësojmë këtë shifër.



Ju sugjerojmë

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror
Aktualitet

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror

31 Maj, 2025 9:32 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

PSG-Inter/ Zhbllokohet finalja, Hakim ndëshkon italianët

31 Maj, 2025 9:22 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD për mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në…

31 Maj, 2025 9:04 pm
Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite
Bota

Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

31 Maj, 2025 8:38 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

31 Maj, 2025 8:09 pm
VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih
Sport

VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih

31 Maj, 2025 7:55 pm
Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik në Rivierën Shqiptare
Aktualitet

Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik në Rivierën Shqiptare

31 Maj, 2025 7:31 pm
Thesaret e natyrës shqiptare, ekspozitë me 100 foto
Aktualitet

Thesaret e natyrës shqiptare, ekspozitë me 100 foto

31 Maj, 2025 7:17 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Ra nga lartësia e pallatit teksa po punonte, humb jetën 48-vjeçari në Tiranë

31 Maj, 2025 7:01 pm
Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë
Bota

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

31 Maj, 2025 6:49 pm
Para
Këto janë 5 shenjat më me fat për muajin Shkurt 

Horoskopi ditor, e mërkurë 25 dhjetor 2024 

Temperaturat zbresin deri në -3 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot  

Temperaturat zbresin deri në -7 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 

“Baltë e pamerituar për Shqipërinë”/Rama për reportazhin e RAI3: Me ndihmën e gojëve të pista të politikanëve, na pikturuan si mafiozë e kriminelë 

Rama i uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje me një vepër arti të restauruar 
















TE FUNDIT

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror
31 Maj, 2025

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci kanë çelur sezonin turistik veror, duke iu bashkuar kështu pjesës tjetër të zonave që e presin...

Lexo më shumë

PSG-Inter/ Zhbllokohet finalja, Hakim ndëshkon italianët

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
31 Maj, 2025

Një “ish” ka ndëshkuar Interin në minutat e para. Hakimi me një top të shkëlqyer në zonë dhe me portën...

Lexo më shumë

PD për mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në…

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
31 Maj, 2025

Partia Demokratike ka përshëndetur mesazhin e Këshilltarit të Lartë në Byronë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën (DRL)...

Lexo më shumë

Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite
31 Maj, 2025

Hamasi ka dorëzuar përgjigjen për propozimin e armëpushimit që u paraqit nga i dërguari për Lindjen e Mesme i presidentit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com