Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Investigimi i “Le Iene”: Mënyra e re që kanë gjetur shqiptarët për të marrë leje qëndrimi në Itali

2016/11/30 at 8:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Investigimi i “Le Iene”: Mënyra e re që kanë gjetur shqiptarët për të marrë leje qëndrimi në Itali

Emisioni investigativ “Le Iene” në Itali ka sjellë rastin e disa të miturve shqiptarë të cilët deklarohen si të braktisur me të mbërritur në Itali me qëllim që të përfitojnë dokumente qëndrimi.

Me anë të një kamere të fshehtë, “Le Iene” kanë siguruar dëshminë e disa të rinjve shqiptarë që kanë treguar rrugën që kanë ndjekur për të marrë dokumentet në Piacenza të Italisë. Me të mbërritur në Itali, ata deklarohen të braktisur dhe thonë se nuk kanë asnjë të afërm në Itali, madje nuk dinë as të flasin.

“Më ka sjellë babi, më ka shoqëruar në polici dhe më ka lënë të hyj vetëm. Duhet të shkosh direkt në polici, por duhet të hysh vetëm, nuk duhet të të shohin që nuk ke ardhur vetëm. Absolutisht nuk duhet të thuash që ke një të afërm në Itali, as një shok, as një kushëri, as një komshi, askënd! Duhet të thuash që je nis vetëm e nuk njeh askënd”,-shpjegon shqiptari.

Ndër të tjera ai shton: “Ti thuaj që nuk kupton italisht dhe ata të mbajnë 2-3 orë për të plotësuar dokumentet e më pas të çojnë në një qendër për minorenë. Është shumë e thjeshtë, kam shkuar në polici në mëngjes e në darkë i jam bashkuar të tjerëve si puna ime”.

Për të kuptuar si funksionon kjo skemë, gazetari i “Le Iene” ka udhëtuar në Lushnje ku ka intervistuar dy banorë që thonë se mashtrojnë autoritet italiane nga nevoja që kanë për të sistemuar fëmijët në Itali. “Edhe djali im ka shkuar. Tani ka fituar lejen e qëndrimit. Ka shumë kshu, kanë ik shumë…”,- thotë një qytetare.

Ndërsa një burrë shqiptar thotë: “Shkojnë në Itali për t’u pajis me lejen e qëndrimit, 5 muaj pa mbushur 18-vjeç, kështu të japin dokumentet dhe të mësojnë edhe një zanat…”.

Për këtë rast ka folur edhe këshilltari i komunës së Piacenza, Stefano Cugini, i cili thotë se në konsullatën shqiptare nuk mbajnë përgjegjësi për këtë problem. “Unë nuk po them që këta të rinj duhet të ikin, por përderisa ata kanë prindërit e tyre, është më e drejtë që të rrinë pranë tyre. Përgjegjësia është e politikave të ndjekura nga shteti shqiptar që e di këtë situatë dhe nuk po bën asgjë për ta zgjidhur”, thotë Stefano.

Më pas gazetari i Le Iene ka shkuar në në kunsullatën shqiptare, dhe ku vetë konsullja i thotë se ka adresuar problemin deri tek ministri. “Ne e njohim problemin, por s’jemi qendër sociale, jemi konsullatë, s’kemi çfarë bëjmë. Kemi vënë në dijeni ministrin…”,- thotë ajo.

Në fund të emisionit gazetarët shprehen se këta të rinj po fitojnë të drejtën e qëndrimit në Itali, pa të dretjë, në vend të tjerëve që mund të vijnë nga zonat e luftës, sic është Siria./BW

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Rruga e Kombit, vitin e ardhshëm me konceison

Rruga e Kombit/ Qytetarët do paguajnë 5 euro pas dy muajsh

Këto pula kushtojnë 2500 dollarë, ja pse!

Këto pula kushtojnë 2500 dollarë, ja pse!

Amnistia, ja sa përfitojnë dhe kush lirohet nga burgu

Amnistia, ja sa përfitojnë dhe kush lirohet nga burgu

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com