Lajmi i ndarjes së sopranos Inva Mula, nga bashkëshorti i saj Ethem Ramadani ka qenë sot pjesë e të gjitha portaleve në Kosovë dhe Shqipëri. Por sopranoja e njohur i është kundërpërgjigjur këtij lajmi pa fjalë, por me një foto, publikuar pak minuta më parë në faqet e rrjeteve sociale të saj, ku çifti shfaqet së bashku, në buzëqeshje.